Skuadra bullgare e të rinjve në moshë deri më 17 vjeç zuri vendin e dytë në kampionatin evropian të volejbollit 2019. Kjo u bë në qytetin bullgar Varna pasi bullgarët humbën ndeshjen finale kundër francezëve me rezultat 1-3. Kështu djemtë e trajnerit Martin Stoev, të cilët para dy javëve fituan Ballkaniadën, arriti klasifikim më të mirë në krahasim me vitin e kaluar, kur mbetën në vend të katërt në kampionatin evropian, i cili atëherë u zhvillua në Turqi.
Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..