Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Udhëtari Ivan Pankev: Sa më pak ke, kaq më i lirë je

13
Slope Point – pika më jugore e Ishullit Jugor të Zelandës së Re

Tashmë disa vjet Ivan Pankev kalon një pjesë të madhe të kohës së tij duke udhëtuar në botë dhe na tregon në tekste dhe fotografi në blogun e vet atë që e ka parë dhe mësuar. Udhëtari, i njohur në rrjetin global si Johnnie B. Goode, ka vizituar mbi 30 shtete. I pëlqen të udhëtojë me autostop. Është i bindur se pikëpamja e udhëtarit me autostop është më e ndryshme nga ajo e turistit tradicional. Pyetjes sa i çmendur duhet të jesh që të udhëtosh nëpër botë me autostop, ai i përgjigjet duke buzëqeshur:

“Në Bullgari nuk kisha udhëtuar në këtë mënyrë. Kur në vitin 2012 shkuam bashkë me mikeshën time në Argjentinë për udhëtimin tim të parë vendosa se do të udhëtojmë në këtë mënyrë. Ishte e çuditshme. Në fillim kishim turp për t’i ndaluar në rrugë veturat. Udhëtimi im më i gjatë me autostop vazhdoi 5 muaj – nga Turqia deri në Iran dhe anasjelltas. Më pëlqen të udhëtoj kështu për shkak të takimeve me vendasit. Po të udhëtoja me veturë me qira ose me transportin urban nuk do t’i kisha këto kontakte, sepse jam turist. Po të udhëtosh me autostop, pak a shumë ti je një prej tyre.”

Kjo e ndihmon Ivanin për t’u njohur më lehtë me kulturat e ndryshme.

“Kur udhëton me autostop dhe fle në çadër, ti je më i hapur ndaj kulturës së huaj. Mësohesh më shpejt se çfarë nuk është e përshtatshme për t’u bërë. Për shembull, kur isha në Iran më shpjeguam se po të ngresh gishtin e madh që të ndalosh një makinë, kjo është e barabartë me ngritjen e gishtit të mesëm te ne.”

Ura e 33 harqeve, në Isfahan të IranitTakimi më i paharrueshëm i Ivanit gjatë këtyre udhëtimeve ka qenë pikërisht në Iran:

“Ishte një shembull i shkëlqyeshëm i mikpritjes së iranianëve. Ndalova një cisternë, shoferi ishte një njeri i moshuar. I thashë: “A mund të më çosh atje, ku ti udhëton. Unë kam çadër, do të fle atje dhe pas kësaj do ta vazhdoj udhëtimin tim. Mirëpo, ai më ftoi në shtëpinë e tij. Ajo përbënte një kuti prej betoni në mes të diçkaje si gjysmë-shkretëtirë. Hamë darkën, ushqimin, që dispononin në atë moment. Pas kësaj ai tha: “Le të flemë gjumë”. Mendova se të gjithë do të shtrihemi në dysheme – atje ata nuk kanë shtretër. Hahet në tokë. Kjo nuk është shenjë varfërie. (Supozoj se edhe tradita në Bullgari i ka këto rrënja, kur të hysh në një shtëpi t’i heqësh këpucët – askujt nuk i pëlqen të shkelin në tryezën e tij me këpucë). Por burri bashkë me gruan dhe dy fëmijët e tyre u shtrinë jashtë dhe më lënë tërë shtëpinë e tyre me kondicionerin brenda”.

Takim i papritur në kryeqytetin e Azerbajxhanit Baku – me kampionen olimpike të qitjes Maria GrozdevaIvani ka parë shumë vende të bukura, dhe duke folur për më mbresëlënëset prej tyre ai menjëherë përmend ujëvarat Iguazu në Argjentinë: “Ishte fundi i dimrit dhe fillimi i pranverës, kur ka më shumë ujë. Pamja më la pa frymë” – thotë ai.

Në majën Kazbek (5047 м.) në GjeorgjiPor sa i përket ushqimit të shijshëm dhe pijeve alkoolike me cilësi të lartë ai këshillon: “Vizitoni Gjeorgjinë!”. Pohon se udhëtimet dhe takimet me kultura të ndryshme e ndihmojnë në zhvillimin e tij si personalitet:

Liqenet Koruldi në GjeorgjiNë vend të parë për shkak të udhëtimeve kuptova se çfarë i nevojitet njeriut. Kur 4-5 muaj udhëton vetëm me bagazhin tënd, kupton se sa më pak ke, aq më i lirë je dhe aq më pak të rëndon. Prandaj përpiqem të mbledh sa më pak sende. Gjëja tjetër të cilën e kupton njeriu është se njerëzit kudo janë të njëjtë – pavarësisht sa të ndryshëm duken.

Tempulli i diellit në Ingapirca të EkuadoritKam parasysh se të njëjtat janë ëndrrat dhe synimet e tyre. Secili do punë të sigurt dhe të ardhura të mjaftueshme, do që të jetojë qetësisht, t’i rritë fëmijët në mënyrë të mirë. Duke udhëtuar njeriu bëhet më kozmopolit, mësohet me të tjerët, i pranon më qetë njerëzit me dallimet e tyre. Mendoj se është mirë që të rinjtë të udhëtojnë. Kështu ata shikojnë se çfarë ka në botë dhe kuptojnë më mirë se çfarë duan nga jeta”.

Photo: © Johnnie B. Goode

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva dhe Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Evtim Milloshev

Bullgaria mbledh operatorë turistikë nga e gjithë Evropa në një forum prestigjioz

Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..

botuar më 24-10-24 8.40.PD
Imazhi i këngëtarit dhe muzikantit mitik trak Orfeu në një vazo të lashtë greke.

Shitja e miteve turistike nuk është e djeshme

Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..

botuar më 24-10-23 11.24.PD
 Kisha

Një pishë e bardhë më shumë se 500-vjeçare ruhet nga banorët e fshatit Pçellarovo të malit Rodopa

Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..

botuar më 24-10-20 7.45.PD