Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Akademia Kombëtare e Arteve Figurative në Sofje hapi atelie verore për fëmijët dhe nxënësit

Foto: arkiv

Akademia Kombëtare e Arteve Figurative hapi atelietë e saj për fëmijët dhe nxënësit. Gjatë tërë muajit gusht pjesëmarrësit në Akademinë Verore për Fëmijë dhe Nxënës do të pikturojnë, do të modelojnë dhe do të zhvillohen si krijues nën udhëheqjen e studentëve-piktorë. Edicioni i dhjetë i iniciativës filloi me një aktivitet festiv me moton “Fëmijët pikturojnë jashtë”. Gjatë disa ditëve të fundit të muajit piktorët e vegjël do të radhitin veprat e tyre më të bukura në një ekspozitë në galerinë “Akademia”.

Ky projekt kulturor-arsimor i fondacionit “Shën Pimen Zografski” pranë Akademisë Kombëtare të Arteve Figurative fitoi popullaritet gjatë viteve dhe tashmë për të dytin vit me radhë është në Kalendarin e ngjajreve më të rëndësishme kulturore të Bashkisë së Kryeqytetit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria feston “Pashkët e saj shpirtërore” më 24 maj

Vetëm ai që nuk e di koston e rrënimit të injorancës mund të ketë frikë nga çmimi i arsimit.Arsimi, besimi dhe kultura jonë e krijuan Bullgarinë si një shtet shpirtëror dhe e ruajtën popullin tonë, tha presidenti Rumen Radev në Sofje gjatë kremtimit..

rinovuar më 24-05-24 7.41.MD

Po, ka një shkollë të tillë rurale në Bullgari! Shkolla e ndryshme në Carev Brod

“Nuk duam të jetë gri, duam të jetë e bukur” – ky është mesazhi i shkollës së mesme “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në fshatin Carev Brod. “Shkollë e ndryshme” është motoja tjetër e shkollës, në të cilën mësojnë 118 nxënës deri në klasën e 7-të nga..

botuar më 24-05-24 7.20.PD

Shënojmë Ditën Botërore të Breshkave

Më 23 maj, shënohet Dita Botërore te Breshkave, grupi më i rrezikuar i vertebrorëve në tokë. Vetëm dy nga gjithsej 58 lloje të breshkave tokësore jetojnë në Bullgari. Ato mbrohen nga Ligji i Biodiversitetit dhe tregtimi me to, mbajtja e tyre në..

botuar më 24-05-23 10.13.PD