Me një postim në rrjetin social Tweeter bullgarja Kristalina Georgieva falënderoi qeverinë dhe Kryeministrin Bojko Borisov se kanë mbështetur kandidaturën e saj për postin e drejtoreshës së Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kandidatura e saj fitoi përkrahjen e tërë Bashkimit Evropian të premten pas seancës 12-orëshe të ministrave të financave të vendeve - anëtare. Sipas traditës zgjedhja e udhëheqësit të FMN-së do të bëhet me konsensus të arritur në Bordin Ekzekutiv, në të cilin marrin pjesë 24 anëtarë dhe në të cilin sipas kuotës janë përfaqësuar të gjitha 189 vendet-anëtare të Fondit. Influencë më të madhe për marrjen e këtij vendimi kanë Shtete e Bashkuara të Amerikës, Japonia dhe Kina.
Ministri grek i mbrojtjes Nikos Dendias njoftoi se Greqia, Bullgaria dhe Rumania do të krijojnë një korridor ushtarak në krahun lindor të NATO-s. "Me kolegët e mi bullgarë dhe rumunë Atanas Zaprjanov dhe Angel Tilvar, nënshkruam në margjinat e..
Grupi parlamentar i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) përjashtoi 17 deputetë. Në mesin e tyre është edhe bashkëkryetari Xhevdet Çakërov. Vendimi u lexua në sallën plenare nga nënkryetarja e Kuvendit, Rosica Kirova. Të gjithë të përjashtuarit..
Kryetari i nderit i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), Ahmed Dogan, në një apel drejtuar të gjithë përkrahësve të partisë, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Grupit Parlamentar, Deljan Peevski dhe të pesë personave të tjerë të shquar nga..