Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Elica Gjeorgjieva i intrigoi lexuesit francezë me romanin “Kozmonautët vetëm kalojnë”

Një vajzë e cila mëson në një shkollë që mban emrin e një kozmonauti dhe ëndërron të bëhet kozmonaute. Ajo rritet në një kohë kthesë midis dy epokave – midis shkatërrimit të komunizmit dhe demokracisë. Dhe me ndryshimet brenda saj, ndryshojnë dhe pamjet të cilat shoqërojnë ndarjen e saj me fëmijërinë. Vrimat nëpër rrugë bëhen gjithnjë e më të mëdha, makinat janë gjithnjë e më të larmishme, bien piramidat financiare, falimentojnë dhe bankat...

Kjo histori e treguar përmes syve të një fëmije  dhe e cila ndjek sesi dështimi i sistemit totalitar dhe ndryshimet demokratike pasuese hyjnë drejtpërsëdrejti në jetën tonë dhe i transformojnë nocionet tona të vlerave, është botuar përpara dy vjetëve nga shtëpia e madhe botuese franceze “Galimar” dhe vazhdon të fitojë dekorata. Autorja e saj është Elica Gjeorgjieva e cila ka lindur gjatë vitit 1982 - dëshmitare e viteve të transformimit personal dhe social.

Elica Gjeorgjieva jeton në Francë që në moshën 18 vjeçare. Përfundon kinema në Lion, punon si autore e filmave dokumentarë, bën shfaqje letrare. Shkruan romanin e vet “Kozmonautët vetëm kalojnë” në gjuhën franceze dhe e kthen në një punë diplome gjatë kohës së specializimit të saj në shkrimin krijues letrar në Paris. Mendon se humori i rëndë dhe vetë ironia në libër fitojnë simpatitë  e lexuesve, pavarësisht se dhe ata nuk i njohin në detaje ngjarjet tek ne. Romani arrin dhe deri në disa shkolla franceze.

"Ky qe rezultati i një dekorate të gjimnazistëve, të cilën e fitova në Francën Qendrore dhe në sajë të së cilës vizitova shkolla të shumta – tregon Elica Gjeorgjieva. Në roman deri në një shkallë të madhe është jeta ime, por po kështu dhe jeta e të gjithë bullgarëve. Gjatë ardhjes sime të parë në Francë isha gjimnaziste dhe u takova me gjimnazistë dhe atëherë i dhashë llogari vetes sesi vërsnikët e mi të këtushëm asnjëherë nuk kanë jetuar në një kontekst kaq stimulues - pavarësisht dhe të vështirë në plan social, por prapë së prapi interesantdhe me potencial. Ne sikur u rritëm shumë më shpejt dhe ky ndryshim i ndikoi jetën tonë."

Që të mund gjimnazistët të cilët për herë të parë ndeshen me këtë histori, ta kuptojnë, unë takohem paraprakisht me mësuesit e letërsisë, historisë dhe gjeografisë- shton Elica Gjeorgjieva.Në këtë mënyrë pedagogët sqarojnë në orët e mësimit jo vetëm intrigën në roman, por dhe kontekstin historik me shkatërrimin e Murrit të Berlinit.

Dhe derisa në Bullgari akoma po diskutohet sesi të mësohet komunizmi në shkollat, në Francë ai tanimë është në programin e klasës së fundit të gjimnazit si një element nga historia moderne. Se si ky regjim të mund të kuptohet nga nxënësit?

"Mendoj se një teknikë e mirë për studimin e historisë është që kjo të bëhet përmes artit, letërsisë, kinematografisë, që të mos të mbetet ajo vetëm fakte abstrakte – thotë Elica. Për shembull, përmes momentit personal në roman nxënësit mundin shumë më lehtë ta kuptojnë , pavarësisht se si adoleshentë nuk kanë jetuar në një kontekst të ngjashëm ekonomik. Përfshi dhe faktin se, ata po kështu interesohen për markat e ndryshme të këpucëve dhe në kopertinën e pasme të librit thuhet “Gjyshi yt është komunist, por i vërtetë , jo si këpucët Nike”. Kështu përmes kësaj loje shikohet sesi faktet e mëdha gjithmonë janë krahasuar me njëfarë detaje nga jeta e përditshme  të çdo një gjimnazisti, pavarësisht se në cilin vend jeton ai."

Aktualisht Elica Gjeorgjieva punon mbi filmin e saj të ri, i cili tregon për një vajzë bjelloruse, babai i së cilës zhduket në mënyrë misterioze. Po përgatit dhe pjesëmarrjen e vet në përmbledhjen “Vajzat nga lindja” me tekste të shkrimtareve nga Evropa Lindore.  “Kozmonautët vetëm kalojnë” ishte seleksionuar për dekoratën e “Folio”- s ( një koleksion me romane në formë xhepi të shtëpisë botuese “Gallimard”) në konkurrencë me përgjithësisht 130 libra dhe të zgjedhur vetëm 6 prej tyre.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi do të takohet me publikun bullgar

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe .  Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..

botuar më 24-04-16 4.47.MD

Lutierët bullgarë po imponojnë instrumentet e tyre në Amerikë me cilësi dhe besueshmëri

Në vitet e para të demokracisë, një familje nga Plovdivi u shpërngul në Çikago për të krijuar një biznes që lidhet me ndjesinë  më të rafinuar që përcillet jo vetëm  te gishta t , por edhe te shpirt i njerëzor. Sepse të jesh një lutier..

botuar më 24-04-14 11.30.PD

Arti nga Antikiteti deri në periudhën e hershme moderne mbledh studiues nga Ballkani në Sofje

Nga data 11 deri më 13 prill në Sofje do të mbahet konferenca tradicionale shkencore ndërkombëtare “Lexime të studiuesve të arteve”, moduli “Arti i Vjetër”. Qëllimi i forumit, i organizuar nga Instituti për Studimin e Arteve pranë Akademisë Bullgare..

botuar më 24-04-11 6.30.PD