Një vajzë e cila mëson në një shkollë që mban emrin e një kozmonauti dhe ëndërron të bëhet kozmonaute. Ajo rritet në një kohë kthesë midis dy epokave – midis shkatërrimit të komunizmit dhe demokracisë. Dhe me ndryshimet brenda saj, ndryshojnë dhe pamjet të cilat shoqërojnë ndarjen e saj me fëmijërinë. Vrimat nëpër rrugë bëhen gjithnjë e më të mëdha, makinat janë gjithnjë e më të larmishme, bien piramidat financiare, falimentojnë dhe bankat...
Kjo histori e treguar përmes syve të një fëmije dhe e cila ndjek sesi dështimi i sistemit totalitar dhe ndryshimet demokratike pasuese hyjnë drejtpërsëdrejti në jetën tonë dhe i transformojnë nocionet tona të vlerave, është botuar përpara dy vjetëve nga shtëpia e madhe botuese franceze “Galimar” dhe vazhdon të fitojë dekorata. Autorja e saj është Elica Gjeorgjieva e cila ka lindur gjatë vitit 1982 - dëshmitare e viteve të transformimit personal dhe social.
Elica Gjeorgjieva jeton në Francë që në moshën 18 vjeçare. Përfundon kinema në Lion, punon si autore e filmave dokumentarë, bën shfaqje letrare. Shkruan romanin e vet “Kozmonautët vetëm kalojnë” në gjuhën franceze dhe e kthen në një punë diplome gjatë kohës së specializimit të saj në shkrimin krijues letrar në Paris. Mendon se humori i rëndë dhe vetë ironia në libër fitojnë simpatitë e lexuesve, pavarësisht se dhe ata nuk i njohin në detaje ngjarjet tek ne. Romani arrin dhe deri në disa shkolla franceze.
"Ky qe rezultati i një dekorate të gjimnazistëve, të cilën e fitova në Francën Qendrore dhe në sajë të së cilës vizitova shkolla të shumta – tregon Elica Gjeorgjieva. Në roman deri në një shkallë të madhe është jeta ime, por po kështu dhe jeta e të gjithë bullgarëve. Gjatë ardhjes sime të parë në Francë isha gjimnaziste dhe u takova me gjimnazistë dhe atëherë i dhashë llogari vetes sesi vërsnikët e mi të këtushëm asnjëherë nuk kanë jetuar në një kontekst kaq stimulues - pavarësisht dhe të vështirë në plan social, por prapë së prapi interesantdhe me potencial. Ne sikur u rritëm shumë më shpejt dhe ky ndryshim i ndikoi jetën tonë."
Që të mund gjimnazistët të cilët për herë të parë ndeshen me këtë histori, ta kuptojnë, unë takohem paraprakisht me mësuesit e letërsisë, historisë dhe gjeografisë- shton Elica Gjeorgjieva.Në këtë mënyrë pedagogët sqarojnë në orët e mësimit jo vetëm intrigën në roman, por dhe kontekstin historik me shkatërrimin e Murrit të Berlinit.
Dhe derisa në Bullgari akoma po diskutohet sesi të mësohet komunizmi në shkollat, në Francë ai tanimë është në programin e klasës së fundit të gjimnazit si një element nga historia moderne. Se si ky regjim të mund të kuptohet nga nxënësit?
"Mendoj se një teknikë e mirë për studimin e historisë është që kjo të bëhet përmes artit, letërsisë, kinematografisë, që të mos të mbetet ajo vetëm fakte abstrakte – thotë Elica. Për shembull, përmes momentit personal në roman nxënësit mundin shumë më lehtë ta kuptojnë , pavarësisht se si adoleshentë nuk kanë jetuar në një kontekst të ngjashëm ekonomik. Përfshi dhe faktin se, ata po kështu interesohen për markat e ndryshme të këpucëve dhe në kopertinën e pasme të librit thuhet “Gjyshi yt është komunist, por i vërtetë , jo si këpucët Nike”. Kështu përmes kësaj loje shikohet sesi faktet e mëdha gjithmonë janë krahasuar me njëfarë detaje nga jeta e përditshme të çdo një gjimnazisti, pavarësisht se në cilin vend jeton ai."
Aktualisht Elica Gjeorgjieva punon mbi filmin e saj të ri, i cili tregon për një vajzë bjelloruse, babai i së cilës zhduket në mënyrë misterioze. Po përgatit dhe pjesëmarrjen e vet në përmbledhjen “Vajzat nga lindja” me tekste të shkrimtareve nga Evropa Lindore. “Kozmonautët vetëm kalojnë” ishte seleksionuar për dekoratën e “Folio”- s ( një koleksion me romane në formë xhepi të shtëpisë botuese “Gallimard”) në konkurrencë me përgjithësisht 130 libra dhe të zgjedhur vetëm 6 prej tyre.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..
Interpretuesit e vallëzimeve klasike indiane do të zhytin Burgasin në ritmin e kulturës indiane më 14 gusht në orën 20:30 në skenën e hapur "Kërmilli" në Kopshtin e Detit, njoftoi Bashkia e Burgasit. Programi Rasa-Nishpatti përmban..
Ekspozita e përbashkët “Dialogu” e Kënço Kënev dhe Valeri Llazarov me koreanen Çoi Xhi Yn prezantohet në Galerinë e Arteve në Ruse. "Bota ndjen një nevojë të madhe për dialog dhe tolerancë. Në këtë mjedis të tensionuar ndërkombëtar, njerëzit..
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të..