Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kiçka Hristova: “Kam dëshirë që këngët e mia të arrijnë deri në çdo zemër e cila rreh në ritmin e folklorit bullgar”

Foto: Youtube

“Shpirti i njeriut farkëtohet dhe formohet me muzikë” – kjo është maksima e dashur e Kiçka Hristovës e cila tanimë 40 vjet jeton me këngën popullore. Diapazoni i saj krijues është mjaft i gjerë. Ajo ka lindur në qytetin Varna dhe veprimtaria e saj është lidhur krejtësisht me qytetin detar. Ajo ka përvetësuar stilin tradicional të Bullgarisë Verilindore, për repertorin e saj nuk janë të huaja dhe këngët prej autori me tekste të autorëve të shquar. Një theks në punën e saj në studio janë këngët nga krahina e saj e lindjes, të incizuara me orkestrën për muzikë popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare dhe me aranzhim të Kosta Kolevit, Kostadin Gençevit, Angjell Dobrevit e të tjerë. Si dirigjente iu përkushtohet formacioneve folklorike: “Neranxa”, “Gallateja”, “Martenica”, Bukavica, grupi “Zemrat e rinj” e të tjerë.

Gjatë viteve, Kiçka Hristova mundi të botojë albume me këngë të nxënësve të vet, ti nxjerrë në skenat e festivaleve tek ne dhe nëpër botë. Shumica prej tyre merren në mënyrë profesionale me muzikën. Përkushtimi dhe profesionalizmi i Kiçka Hristovës janë  vlerësuar lartë nga specialistët dhe nga publiku. Mes dekoratave dhe njohjeve të shumta dallohen-“Lira e artë” dhe “Qaforja e kristaltë” të cilat i janë dhënë sivjet nga Bashkimi i Meprimtarëve Muzikorë dhe të Vallëzimit në Bullgari në lidhje me jubuileun e saj.

Fillimi i çdo një frymëzimi krijues është familja – është e bindur Kiçka Hristova. Ajo është vendi më i mirë për takim me artet e ndryshme, kulturat, dhe filozofinë. Në familjen time fjala folklor shkruhej me germa të mëdha. Prindërit e mi vazhdimisht dëgjonin muzikë popullore në eterin e Radios Kombëtare Bullgare si dhe nga pllakat e gramafonit. Në këtë mënyrë u njoha me zërat e mëdhenj të Bullgarisë. Kënga e parë e cila më tërhoqi qe “Libe, libe” të këngëtares Sonja Kënçeva. Ajo hapi rrugën time drejt korit të shkollës për këngë popullore në shkollën “Ivan Rillski” me drejtuese Janka Miteva, kori i mësuesve me dirigjent Radosllav Danov . Për kënaqësi tani këndoj në korin “Cvetnica” me dirigjent Atanas Iliev në qytetin Varna. Në sajë të mësuesve të mi ndërtova pikëpamjen time personale. Krijuesi duhet të zgjedh nëse të drejtohet drejt këngëve të njohura të vjetra për një lavdi të shpejtë, ose drejt këngëve të reja, të padëgjuara, që të lerë diçka të vet, origjinale. Kërkova gjatë viteve këngë kryesisht nga Bullgaria Verilindore, i mësova nga Ivanka Djuzova, Marijka Radukllova, teta Ivanka nga Dëllgopoll, të cilët me kënaqësi zbulonin pasurinë e vet. Kam një fonotekë të pasur prej këngëve, të cilat akoma nuk janë incizuar. Dolën albumet “Dielli i kthjellët”, “Për dashuri dhe një kësmet të paparë”. Për realizimin e tyre mblodha muzikantë nga qyteti Varna dhe incizuam muzikë folklorike mbi bazë autori. JMë pëlqen dhe tingëllimi i këngëve maqedonase. Por, për 40 vjetët e mia krijuese në rrugën e këngës, më e rëndësishmja është familja ime - të cilët gjithmonë më kanë përkrahur dhe vazhdojnë të më përkrahin. Së shpejti përfundova një projekt interesant, të cilin e fitova nga fondi “Kulturë”-bashkia Varnë, i titulluar “Ylberi folklorik mbi breg”. Bashkë me vatrën e kulturës “Elin Pelin”-nga Varna dhe vatra e kulturës  “Vasill Levski” e lagjes Gallata, zhvilluam një varg koncertesh. Ai i fundit qe në sallën e madhe  të qendrës së Kongreseve në qytetin Varna. Dua që me këngët e grupeve të mia të arrijë deri në çdo zemër, e cila rreh në ritmin e folklorit bullgar. Kam dëshirë që e ardhmja të jetë më e qetë, më e bukur, që të mund të vazhdojmë këtë rrugë dhe të mund ta lemë gjurmën tonë...

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Thika nuk jepet si dhuratë, ajo duhet blerë

Për të bërë një thikë të mirë nevojiten njohuri, kujdes dhe shumë punë, thotë Ivan Kjupov nga fshati Krupnik (Bullgaria Jugperëndimore). 35-vjeçari nuk e ka të trashëguar mjeshtërinë e tij brez pas brezi. Interesi për të bërë thika ka ekzistuar brenda tij..

botuar më 24-01-17 7.30.PD

Zakonet rome u treguan në Radion Kombëtare Bullgare

Më 14 janar, komuniteti rom në Bullgari kremton festën e tij më të rëndësishme - Ditën e Vasilit. Për të ndarë traditat e folklorit rom në pritjen e Vitit të Ri të Romëve , siç është e njohur gjithashtu festa, në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) erdhën..

botuar më 24-01-12 5.10.MD

Qindra mijëra bullgarë festojnë Ditën e Ivanit

Në Ditën e Ivanit /Ivanovden/ nderojmë kujtimin e Shën Joan Pagëzorit - profeti i fundit i Dhiatës së Vjetër dhe pagëzuesi i Jezusit. Qindra mijëra janë bashkatdhetarët tanë që sot festojnë ditën e emrit. “Ivan është titull, jo emër”, thotë populli..

botuar më 24-01-07 8.05.PD