Qeveria bullgare siguron 379 mln. euro nga buxheti shtetëror për ndërtimin e segmentit të autostradës “Struma”, i cili kalon përmes grykës malore në rajonin e qytetit Kresna. Mjetet financiare do të përdoren për ndërtimin e objektit, bashkë me financimin e miratuar që vjen nga Bashkimi Evropian. Autostrada në këtë rajon do të përmirësojë rrjetin e transportit në Evropën Juglindore dhe do të lehtësojë bashkëpunimin ndërmjet vendeve në Pjesën Jugore të Ballkanit. Aksi i ri do të sigurojë kushte më të sigurta të udhëtimit dhe do të shkurtojë kohën e udhëtimit në drejtimin veri-jug në territorin bullgar, thuhet në motivet e vendimit të Këshillit të Ministrave. “Struma” është pjesë e korridorit të transportit të Mesdheut Lindor, i cili hyn në rrjetin trans-evropian të transportit që kalon përmes territorit të Bullgarisë dhe vazhdon në drejtim të Detit Egje.
Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...
Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..
Ministri grek i mbrojtjes Nikos Dendias njoftoi se Greqia, Bullgaria dhe Rumania do të krijojnë një korridor ushtarak në krahun lindor të NATO-s. "Me..
Bullgaria do të jetë një kryqëzim i dy korridoreve të transportit logjistik të NATO-s. Në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në takimin e..
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për..