Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Koleksionuesi më i madh i paketave bullgare për cigare mendon dhe për një muze

Koleksionimi mund të jetë hobi për njerëzit më të pasur ose për persona të njohur, të cilët mbledhin krijime të artit, armë, automobila retro të shtrenjta dhe akoma shumë gjëra të tjera të ndryshme. Ky pasion i tyre padyshim që kërkon harxhime të mëdha. Por, e vërteta është se, jo çdo lloj koleksioni ka nevojë  prej mjeteve dhe investimeve të shumta. Më shpesh ai ka vlera sentimentale dhe përbëhet prej sendeve të dashura, të cilat njerëzit i mbledhin akoma si fëmijë. Fëmijët për shembull mund të koleksionojnë topa të vogla prej qelqi, ushtarë të vegjël, mbështjellës të karameleve, fotografi të sportistëve ose të artistëve të ndryshëm. Ka dhe shumë njerëz të rritur me të njëjtin pasion –mbase si një gëzim i harruar nga koha e fëmijërisë.

Ashtu si tek fëmijët, mundësitë për koleksionim për të rriturit janë pafund – gota për birë apo të tjerra, butile, kapele, syze, telefona, çakmakë. Një hobi padyshim kureshtare është mbledhja e paketave për cigare. E njohur nëpër botë, ajo ka trashëgimtarët e vet në botë si dhe tek ne. Mes tyre është banuesi nga qyteti Silistra Dimitër Gjeorgjiev.

Koleksioni i tij ka rreth 700 paketa për cigare bullgare nga periudha 1904-1989. Më e vjetra është nga viti 1904 me markën “Aseni i II” të fabrikës së duhanit të qytetit Plovdiv “Dimitër Mardas”. Koleksioni bën përshtypje jo vetëm me eksponatet e veta unike, por dhe me shpejtësinë me të cilën janë mbledhur, me qenë se Dimitri merret me këtë hobi vetëm prej 6 vjetëve.

“Çdo gjë filloj fare rastësisht, derisa shikoja një nga sajtet për tregti. Pashë disa kuti të vjetra dhe u bëra kureshtar, sepse nuk kisha parë asnjëherë të tilla. Mendoj se ishin nga vitet 40-të të shekullit të kaluar. Paketa e parë qe nga një fabrikë në qytetin e Plovdivit, e cila ka prodhuar cigaret “President”. Ajo nuk është e hapur, është bashkë me cigaret brenda në të, mendoj  se ishin që nga viti 1943. Ato janë të prodhuara në fabrikën “Tyutyundzhiyan/.Familja Garabedjan-Tutunxhian është një nga familjet e para, bashkë me familjen Tomasjan, të cilat hapin fabrika nëqytetin e Plovdivit. Në fillim vetë e presin duhanin, pas kësaj blejnë dhe prerëse që punojnë me benzinë dhe pak nga pak bëhen prodhuesit më të mëdhenj të cigareve në qytet gjatë viteve të 20-tëdhe të 30-të të shekullit të XX-të”.

Një pjesë nga paketat, të cilat janë të rëndësishme për Dimitrin janë kutitë – ato të prodhuara me stare të veçanta - jubile, forume zyrtare e kështu me radhë. Mes tyre janë kongreset e Partisë Komuniste, e cila ka qenë në pushtet gjatë periudhës 1945-1989, mbledhjet e ndryshme, festat dhe bile fluturimi gjatë vitit 1979 i kozmonautit të parë bullgar Gjeorgji Ivanov. Për këtë të fundit Dimitri pohon se akoma po e kërkon për koleksionin e vet, por është krenar, sepse:

“Kam eksponate interesante që përpara vitit 1944, mes të cilëve cigaret “Skior”, “Pilot”, “Sport” e të tjera. Kam dhe cigare kundër astmës, si dhe të tilla për të hequr dorë nga ky ves kaq i keq- thotë ai dhe shton se mes eksponateve ka kuti me karikatura. Autorët e tyre mbeten të panjohur, por më shpesh ato janë të lidhur me reklamën e një marke të caktuar. Gjatë viteve janë prodhuar dhe cigare, paketat e të cilave kanë qenë reklamë eqyteteve bullgare, fshatrave dhe kureshtjeve historike. Ato po kështu zënë vendin e vet në koleksionin e Dimitër Georgievit.

Koleksionimi është një pasion, i cili sjell miq të rinj, pasuron jetën dhe e bën akoma më interesante. Koleksioni mund të jetë i dobishëm  dhe për të tjerët, në qoftë se bëhet pjesë e ndonjë muzeu. Për një nismë të ngjashme mendon dhe Dimitër Gjeorgjiev. Por, ka dhe pengesa. Sipas Dimitrit, ato janë si financiare, ashtu dhe thjeshtë historike, sepse qyteti Silistra asnjëherë nuk ka qenë lidhur me industrinë e duhanit tek ne. Por, jo kështu qëndrojnë gjërat në qytetin e Plovdivit, i cili është qendra historike  në Bullgari e kësaj industrie. Pikërisht aty sipas Dimitrit, duhet të krijohet muzeu i cili akoma po mungon dhe i cili mund të tregojë historinë e këtij sektori tek ne. Deri tani në qytetin Plovdiv është bërë vetëm një ekspozitë e përkohshme me emrin “TYMI. Historia e duhanit” , e cila ishtepjesë e kalendarit të nismës “Plovdivi – Kryeqyteti Evropian i kulturës 2019 nga janari deri në mars sivjet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ndryshohen rendi dhe kushtet për lëshimin e vizave dhe regjimi i vizave

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..

botuar më 25-01-08 3.57.MD

Elizabeth Bleiker nga Zvicra: Bullgaria duhet të mbetet autentike për të intriguar turistët evropianë

Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e zviceranes Elizabeth Bleiker për popullarizimin e vendit tonë si destinacion turistik në tre vende -..

botuar më 25-01-06 7.30.PD

Georgi dhe Maria janë emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024

Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..

botuar më 25-01-03 1.51.MD