Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Piktura ekscentrike të piktorëve britanikë i befasojnë vizitorët e Pallatit në Sofje

Foto: nationalgallery.bg

Nga data 8 gusht deri më 8 shtator, Galeria Kombëtare e Arteve është mikpritëse e një ekspozite kureshtare – 45 piktura me format të madh dhe piktura të tjera të krijuara nga piktorët britanikë John Kiki dhe Darren Barker.

John Kiki është më i njohur nga të dy krijuesit – puna e tij është e vlerësuar lartë jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por dhe në skenën ndërkombëtare. I lindur gjatë vitit 1943 në Qipro, Kiki rritet në Angli, mëson në Shkollën e Arteve dhe në Akademinë Mbretërore. E përcakton stilin e tij krijues si një sintezë  midis pikturës figurative, abstraksionit dhe pop-artit. Krijime të tij janë treguar në shumë hapësira prestigjioz të artit si Akademia Mbretërore, galeritë - Hayward Gallery dhe Serpentine në Londër, OK HARRIS në Soho të Nju Jorkut e të tjera.

Darren Barker ka mësuar arte, por aktualisht merret kryesisht me konservimin dhe restaurimin e monumenteve arkitekturore dhe të fotografive. Në Bullgari ai prezanton krijime të veta piktoreske, të krijuara me bojëra vaji mbi beze.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arti nga Antikiteti deri në periudhën e hershme moderne mbledh studiues nga Ballkani në Sofje

Nga data 11 deri më 13 prill në Sofje do të mbahet konferenca tradicionale shkencore ndërkombëtare “Lexime të studiuesve të arteve”, moduli “Arti i Vjetër”. Qëllimi i forumit, i organizuar nga Instituti për Studimin e Arteve pranë Akademisë Bullgare..

botuar më 24-04-11 6.30.PD

Ilustrimi bashkëkohor është "zemra" e stendës bullgare në Panairin e Librit për Fëmijë në Bolonja

Më 8 prill, fillon Panairi i 61-të Ndërkombëtar i Librit për Fëmijë në Bolonja .  Eventi më i madh ndërkombëtar i letërsisë për fëmijë këtë vit do të zgjasë deri më 11 prill dhe Bullgaria prezantohet për herë të parë me një stendë të veçantë tematike..

botuar më 24-04-08 7.30.PD

Monumenti i vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi do të jetë një qendër bashkuese ndërkombëtare në qytetin spanjoll Malaga

Më 5 prill, në prag të Fjetjes së Shën Metodi sllavo-bullgar kushtuar vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, do të inaugurohet monumenti i parë bullgar në Mbretërinë e Spanjës. Ai u kushtohet vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi dhe është..

botuar më 24-04-05 4.55.PD