Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ishulli Shën Anastasia fton për festën e vet më 15 gusht

Foto: anastasia-island.com

Ishulli i vetëm i banueshëm në pjesën bullgare të Detit të Zi - Shën Anastasia afër qytetit Burgas po përgatitet për festën e vet më15 gusht - Fjetja e Hyjlindëses Mari. Festa do të fillojë me pritjen tradicionale në ishull dhe muzikë autentike. Në orën 11 do të sigurohet një prani e kontrolluar deri tek fari i ishullit, që ku hapet një pamje e papërsëritshme nga qyteti Burgas dhe gjiri. Do të luhet dhe vallja tradicionale e ishullit me ansamblin “Stranxha”. Në orën 17:30 vizituesit më të vegjël do të mund të përfshihen  në një aventurë me “Laboratorin e Çuditshëm” dhe eksperimente me ajër, zjarr, erë dhe ujë. Dita festive do të përfundojë me spektaklin koncert “West Side Story - dashuria e Maries dhe Tonit” me pjesëmarrjen e yllit të estradës bullgare Orlin Goranov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 2 majin 2024

Gjatë 24 orëve në vijim , vranësirat do të mbeten të konsiderueshme. Të mërkurën reshje shiu, përkohësisht intensive, do të ketë në më shumë rajone pas mesditës në Bullgarinë Jugperëndimore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 8° dhe..

botuar më 24-05-01 6.27.MD

Një peshkaqen doli në plazhin e Burgasit

Një peshkaqen i vogël i Detit të Zi me një gjatësi rreth 90 cm doli nga ujërat e detit në plazhin e Burgasit. Ai u pa para një prej objekteve në Plazhin e Veriut dhe u kthye menjëherë në det, njoftoi BNT. Peshkaqenët e Detit të Zi janë të padëmshëm,..

botuar më 24-05-01 5.49.MD

Në Bullgari punohet më pak jashtë orarit në krahasim me vendet e tjera të BE-së

Bullgaria është vendi në BE me më pak orë shtesë pune, sipas të dhënave të Eurostat të publikuara me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës. Në vendin tonë, përqindja e punonjësve që kryejnë punë shtesë në vendin e tyre kryesor të punës, përkatësisht,..

botuar më 24-05-01 5.07.MD