Bullgarët pa makina nuk munden. Kjo vihet re nga të dhënat për numrin e automobilave dhe të popullsisë në vend.Tek ne ka 7 milionë veta dhe sipas policisë rrugore automobilat në Bullgari janë rreth 4 milionë. Më interesante është pyetja se çfarë automobilash blejnë bullgarët? Përgjigja me dy fjalë është: makina të vjetra – kryesisht gjermane dhe mundësisht me naftë, të cilat në vetë Gjermaninë pritet se së shpejti nuk do të mund të përdoren për arsye ekologjike. Sipas Eurostatit, makinat deri më 5 vjet në Bullgari janë vetëm 5% ose rreth 160 000, ato deri më 10 vjet janë 10%, ose rreth 400 000 dhe ato midis 10 dhe 20 vjet – 60% ose afro 2,4 milionë. Automobilat më të vjetër – mbi 20 vite janë afro 1 milionë, që përbëjnë 25% të të gjitha automjeteve.
Preferencat ndaj makinave më të vjetra janë të kuptueshme – për shkak të aftësive blerëse më të ulëta të bullgarëve. Çmimi mesatar i një makine të blerë të vjetër është rreth 2000-3000 euro. Çmimet e automobilave të rinj fillojnë nga 10 000 euro e sipër dhe mundet të kuptohet lehtësisht se përse me rrogë mesatare prej 644 eurosh, numri i makinave të reja të blera për një vit është vetëm rreth 35 000.
Bullgaria është në një nga vendet e para në botë për nga prodhimi i pjesëve të këmbimit, i sistemeve dhe i komponentëve për pothuajse të gjitha markat botërore të veturave. Në vend punojnë mbi 250 kompani në këtë sektor dhe ato u japin punë rreth 65 000 bullgarëve. Por ambiciet e qeverisë janë akoma më të mëdha dhe në këtë moment po zhvillohet një luftë e ashpër për tërheqjen e njërit prej prodhuesve më të mëdhenj gjermanë të automobilave në botë, i cili të hapë uzinë në Bullgari. Për këtë investim shanse të mëdha ka dhe Turqia, por Bullgaria bën çdo gjë të mundur t’i bindë investitorët gjermanë, se ajo disponon me vend dhe ofron kushte më të përshtatshëm për uzinën e tyre të re. Sipas publikimeve në mediat gjermane, preferencat tani për tani anojnë ndaj Turqisë, por vendimi përfundimtar pritet deri më 1 muaj. Paralelisht me këtë po zhvillohen bisedime për hapjen e një uzine të një prodhuesi të madh nga Koreja e Jugut të automobilave dhe akoma një tjetër të një kompanie nga po ky vend aziatik, i cili është lider botëror në prodhimin e baterive për makina elektrike.
Dhe kur u bë fjalë për automjete elektrike, duhet thënë se në Bullgari makinat hibride dhe elektrike akoma nuk janë kaq të përhapura. Sipas të dhënave të fundit në vend lëvizin rreth 800 makina krejtësisht elektrike dhe mbi 2000 makina hibride. Aktualisht në tregun e brendshëm ofrohen 18 marka të ndryshme automobilash me lëvizje alternative, çmimet e të cilave lëvizin midis 30 dhe 40 mijë euro. Sipas ekspertëve në degë përveç çmimit të lartë një nga pengesat kryesore për zhvillimin e këtij “transporti të së ardhmes” tek ne është dhe mungesa e pikave të mjaftueshme për karrikim të këyre veturave, si dhe mungesa e një sërë shpërblimesh dhe zbritjesh, që u ofrohen në vendet e zhvilluara evropiane pronarëve të automobilave elektrikë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull,..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..