Bullgarët fitojnë pak dhe harxhojnë pak. Ata janë në vendin e fundit të klasifikimeve evropiane për konsumim për frymë të popullsisë në sfondin e nivelit të mesëm për BE-në nga 56 për qind. Niveli i të ardhurve dhe i shpenzimeve të familjeve bullgare tregon se situata megjithëse në momentin e tanishëm nuk është e mirë, gradualisht dhe me ritme të matura po përmirësohet. Fakti se të ardhurat pa u ndërprerë dhe në mënyrë të qëndrueshme po rriten, u lejon bullgarëve të rritin konsumin.
Të ardhurat totale për çdo person të familjes gjatë tremujorit të dytë të këtij viti është 791 euro. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018 ka një rritje me 4.9 për qind. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar Statistikor. Të ardhurat e bullgarëve janë kryesisht nga rrogat e punës dhe në shkallë më të vogël nga pensionet, ndihmat sociale, qirate, biznesi personal dhe investime të tjera. Në të njëjtën kohë, shpenzimet për çdo person të familjes gjatë tremujorit të dytë të vitit është 706 euro dhe u rrit me 5.3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Më të larta janë shpenzimet për ushqim (31.4 për qind) të ndjekura nga shpenzimet për banesë (15.5 për qind), tatimet dhe sigurimet sociale (14.2 për qind) dhe transporti dhe komunikacionet (11.7 për qind).
Për të zbuluar se çfarë fshihet prapa këtyre shifrave, ato duhet të krahasohen me po këta tregues në vendet e tjera të BE-së. Kjo për arsye se kështu bëhet e qartë se cili është vendi i Bullgarisë në hartën ekonomike të Evropës së Bashkuar. Megjithëqë tabloja është më tepër me nuanca të errëta, shihet një perspektivë pozitive. Në se flasim për të ardhurat e bullgarit të mesëm, atëherë duhet të krahasojmë me ato në vendet e tjera të BE-së, më tepër në dritën e aftësisë reale dhe faktike blerëse. Rrogat në Bullgari mund të mos jenë aq të larta, por edhe çmimet e një sërë mallrash dhe shërbimesh nuk janë aq të larta se sa në vendet më të zhvilluara evropiane. Bëhet fjalë për treguesin “paritet të aftësisë blerëse” (PPS - Purchasing power standard). Ky tregues për vendin tonë është mezi 50 për qind nga mesatari për BE, madje para neve janë shtete si Kroacia, Rumania dhe Hungaria. Luksemburgu është në krye të klasifikimit për vitin 2017 me 254 për qind mbi nivelin mesatar për mbarë BE-në.
Del e qartë se përmes prizmit të statistikës konsumimi në Bullgari është përafërsisht përgjysmë në krahasim me vendet e tjera evropiane. Në të njëjtën kohë pikërisht konsumimi i brendshëm është motori kryesor i rritjes së Produktit të Brendshëm Bruto. Gjatë tremujorit të dytë të këtij viti ai u rrit me 3.3 për qind në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar dhe me 0.6 për qind në krahasim me tremujorin e parë të këtij viti. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar Statistikor. Kuota më e madhe në rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto i takohet konsumit – 76.3 për qind ose 11 miliard euro.
Arsye për optimizëm, përsa i përket konsumit të brendshëm, japin të dhënat për rritjen e të ardhurve të popullsisë. Gjatë dhjetë viteve të fundit ato shtohen me 5-10 për qind për vit në varësi të sektorit ekonomik. Në mesin e vitit 2019 shpërblimi mujor bruto në Sofje ishte më se 884 euro, ndërsa në mbarë vendin – 644 euro. Kjo është sipas të dhënave të Institutit Kombëtar Statistikor. Kjo do të thotë, se në krahasim të qershorit të vitit 2018 ato rritën me 12 për qind. Në se kjo tendencë ruhet edhe në vitet e ardhshme, bullgarët dhe vendi do të ngjiten në klasifikimet evropiane të të ardhurve dhe të konsumit. Kështu edhe më shumë do t’i afrojnë kushtet e mesme evropiane të jetesës, gjë që do të jetë mirë si për bullgarët, ashtu edhe për vendin si anëtar i BE-së dhe kandidat për eurozonën.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..