Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një shkollë e re bullgare po hap dyer në qytetin anglez Crewe

Shkolla bullgare e ditës së diel do të presë fëmijë kureshtarë që nga muaji shtator në qytetin anglez Kry /Crewe/. Themeluesi i saj është Tezxhan Sabri i cili ka lindur dhe është rritur në qytetin Razgrad. Shkolla e re quhet “Bëllgarçe” dhe do të punojë në përshtatje me kërkesat e rregulloreve të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës në Bullgari për shkollat bullgare jashtë kufirit.

“Ideja për krijimin e shkollës lindi akoma përpara katër vjetëve, kur qesh prodhues i byrekëve dhe i ushqimeve të tjera prej brumi dhe furnizoja byrekët në qytetet Manchester, Nottingham , Birmingham, Coventry dhe Chester”, tregon Tezxhan Sabri. “Pavarësisht nga ekzistenca e institucioneve të tjera të ngjashme arsimuese në territorin e Britanisë së Madhe, në qytetin në të cilin jetoj nuk ka madje kurse për mësimin e gjuhës bullgare. Kurse ka mjaft fëmijë të bashkatdhetarëve tanë, të cilët janë në moshën e arsimit të detyrueshëm sipas legjislacionit bullgar. Ata mësojnë në shkolla angleze, kurse ne, prindërit, shqetësohemi se do të harrojnë të shkruajnë e të flasin në gjuhën e vet të lindjes. Ky qe motivi kryesor të ndërmarrë iniciativën për ruajtjen e gjuhës bullgare mes vogëlushëve. Ata janë qytetarë bullgarë dhe është e nevojshme të ruajnë dhe t'ia transmetojnë trashëgiminë tonë bullgare brezit të ardhshëm, të përdorin gjuhën për veten e vet, në kontaktet e veta me familjen dhe të afërmit”, thotë banuesi i qytetit Razgrad.

Ai sqaron se çdo një bashkatdhetar, i cili ka dëshirë që fëmija e tij të mësojë gjuhën bullgare mund ta regjistrojë në shkollën e porsakrijuar. Kolektivi i pedagogëve pret me padurim fëmijët, prindërit dhe të afërmit për ditën e parë të shkollës, e cila është më 15 shtator.

Në shkollën e ditës së diel fëmijët do të kenë shans të mësojnë gjuhën e vet të lindjes - gjuhën bullgare, të njihen me letërsinë e pasur bullgare, të mos të harrojnë historinë e Bullgarisë, të afrohen deri tek traditat e lashta dhe vlerat kulturore, pavarësisht dhe larg Atdheut. Shkolla ofron mundësi dhe për mësimin e valleve popullore në një formë jashtë shkollore”, sqaron themeluesi i shkollës.

Tezxhan Sabri e ka përfunduar arsimin e tij të mesëm shkëlqyeshëm në qytetin Razgrad. Vite të tëra është stërvitetur si futbollist pranë skuadrës vendase “Lludogorec”, ka qenë dhe gjyqtar profesionist i futbollit.

“Historia ime si një emigrant filloi përpara 7 vjetëve, kur u transferova për të jetuar në Angli bashkë me familjen time. U vendosa në qytetin anglez Crewe me shpresën të mund t'u sigurojë një të ardhme më të mirë fëmijëve të mi, si dhe një mënyrë të qetë për të jetuar”, vë në dukje Tezxhan. Thotë se dhe ai dhe bashkëshortja e tij Haxher kanë biznesin e vet personal - një kafene në stilin anglez, e vendosur në qendër të qytetit.

Në ishull, banuesi i qytetit Razgrad ka vazhduar me karrierën e tij të gjyqtarit profesionist të futbollit dhe ka arritur deri në nivelin e katërt, gjë e cila ia ka dhënë të drejtën të udhëheqë takime nga Konferenca Angleze, por pas një traume të gjurit ndaloi aktivitetin e tij prej gjyqtarit. Përpara katër vjetëve u bë kryetar i bashkësisë bullgare në qytet, kurse 2 vjet më vonë me shokë e miq krijuan dhe klubin e parë bullgar të futbollit  “BG Lion”, me të cilin marrin pjesë në ligën e ditës së diel në Angli. Gjatë vitit 2017, si kryetar i bashkësisë bullgare  Tezxhan është mikpritës i Tubimit “E mbaj Bullgarinë në zemrën time”, në të cilin marrin pjesë rreth 400 bullgarë nga krahinat e ndryshme të Anglisë.

Tezxhan tregon se ka dëshirë që një ditë të kthehet në qytetin e tij të lindjes Razgrad, por jo dhe në një të ardhme të afërt. “Jo vetëm se bashkatdhetarët tanë nuk kanë dëshirë të ikin nga Anglia, por vihet re tendenca  të shtohet numri i të ardhurve të rinj, të shtrënguar nga fakti se nuk do ta kenë këtë mundësi pas Brekzitit”, shton Tezxhan Sabri.

Foto: arkiva personale

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bulqiza ka një potencial të madh turistik

Ndihma bullgare për zhvillimin e turizmit në bashkinë shqiptare të Bulqizës

Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..

botuar më 24-04-26 11.04.PD

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD