Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillimi i sesionit të ri parlamentar – në përputhje me pritjet për një vjeshtë të nxehtë politike

Foto: BGNES

Fjalimi tepër kritik i presidentit Rumen Radev drejtuar popullit dhe i lexuar në tribunën parlamentare, me të cilin ai akuzoi qeverinë se do të mbetet në histori si qeveria e vetme që nuk ka diskutuar programin e vet me Kuvendin, provokoi reagime të zemëruara nga ana e partisë në pushtet. Në deklaratën e lidhur me fjalimin e Presidentit kryetarja e grupit parlamentar të partisë GERB Daniella Daritkova shprehu shpresë se Nënpresidentja Ilijana Jotova do të ndihmojë me përvojën e vet politike në mënyrë që Rumen Radevi të mos mbetet në histori si kreu më negativ i shtetit, i cili më shpesh e ka vënë në rrezik paqen shoqërore dhe e ka zhvlerësuar institucionin e vetos. Sa i përket sesionit të ri parlamentar Daritkova tha se partia në pushtet do të vazhdojë t’i zbatojë angazhimet që i ka ndërmarrë para qytetarëve bullgarë dhe bashkë me forcat e tjera politike do të punojë për forcimin e besimit në procesin demokratik dhe në parlamentarizëm.

Grupi parlamentar i koalicionit opozitar “Partia Socialiste Bullgare për Bullgarinë” gjithashtu drejtoi kritika të ashpra ndaj qeverisë. Në emër të grupit liderja e socialistëve Kornelija Ninova shpalli se do t’i paraqitet një ankesë Gjykatës Kushtetuese kundër praktikës për përdorimin e parave shtetërore për qëllimet partiake të partisë qeverisëse. Qëllimet kryesore të “Partisë Socialiste Bullgare për Bullgarinë” për sezonin e ri politik janë restaurimi i rolit të shtetit, rritja e të ardhurave, hartimi i rregullave për funksionim të mirë të gjyqësorit, të cilat do të sigurojnë epërsinë e ligjit, jo atë të personalitetit.

Shumë kritika kishte dhe në deklaratën e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, e cila insiston për dialog për përcaktimin e prioriteteve kombëtare. Sipas lëvizjes shteti është në kolaps, qeveria nuk funksionin mirë, institucionet nuk punojnë në harmoni, bile mund të flitet për luftë të brendshme institucionale dhe politike. Duke pasur parasysh këto gjëra Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë bën thirrje për vizion tërësisht të ri për qeverisjen e shtetit me efekt afatgjatë.

Në emër të koalicionit të “Patriotëve të bashkuar”, i cili është partner i GERB-it në qeveri, bashkëkryetari i tij Iskren Veselinov bëri thirrje për një rishikim të arritjeve të deritanishme të kabinetit. Në një brifing të posaçëm deputeti nga partia “Ataka” Javor Notev tha se pas përjashtimit të tre deputetëve të “Ataka”-s tashmë nuk mund të thuhet se ky është formacioni, për të cilin kanë votuar qytetarët bullgarë. Në këtë brifing u bë e qartë se nga grupi parlamentar i “Patriotëve të Bashkuiar” largohen dhe 4 deputetët e tjerë të partisë “Ataka”.

Kështu hapja e sesionit të ri parlamentar bile i tejkaloi pritjet për fillim të nxehtë të vjeshtës politike.

Në vigjiljen e zgjedhjeve vendore, të cilat do të zhvillohen në fund të tetorit konfrontimi mes pushtetit ekzekutiv dhe presidentit jo vetëm se mbetet, por bile ashpërsohet. Pas largimit të deputetëve të “Ataka”-s nga grupi parlamentar i “Patriotëve të bashkuar” koalicioni tashmë është prej 2 formacioneve dhe kjo mund të provokojë pretendime për ndryshimin e marrëveshjes së koalicionit. Toni jashtëzakonisht i ashpër i deklaratës së Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë na bën të mendojmë se “vizioni i ri i qeverisjes”, do të thotë pjesëmarrje të lëvizjes në të. Duke pasur parasysh afërsinë e drejtpërdrejtë të datës së zgjedhjeve vendore dhe angazhimin e partive me to, në fillim të sezonit të ri parlamentar dallohet qartë konfrontimi i madh mes tyre, që ndoshta në kushte të përshtatshme mund të kthehet në përfarim. Lëvizje të tilla mund të priten gjatë nëntorit, pas raundit të dytë të zgjedhjeve vendore.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Dimitër Beçev

Është e rëndësishme që të flasim me Shkupin në një gjuhë normale

Tepër e rëndësishme është që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të flasin në një gjuhë normale dhe të shkëmbejnë mendime, sepse në muajt e fundit marrëdhëniet midis dy vendeve u tensionuan dhe filloi të formohet imazhi i armikut nga të dy palët. Këtë e tha..

botuar më 21-01-27 12.38.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

A do të fillojë dialogu politik midis Turqisë dhe Greqisë? “Greqia dhe Turqia kanë një shans real të pakësojnë tensionin, të shkaktuar nga mosmarrëveshjet e tyre në Mesdheun Lindor”. Këtë e ka thënë ministri i jashtëm gjerman Hajko Maas,..

botuar më 21-01-22 3.30.MD

Një sërë të panjohurash për shkak të pandemisë i bëjnë zgjedhjet të paparashikueshme

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 4 prill do të jenë më të ndryshme se sa votimet e deritanishme. Shkaku është se ato do të mbahen në kushtet e pandemisë. Asnjë institucion ose qeveri as në Evropë as në botë nuk është në gjendje të parashikojë..

botuar më 21-01-22 6.15.PD