Galeria e Akademisë Kombëtare të Artevemirëpret një ekspozitë kushtuar 140 vjetorit të krijimit të Shërbimit Diplomatik Bullgar. Punimet u zgjodhën nga koleksioni i Fondit Artistik të Ministrisë së Punëve të Jashtme, i cili ka mbledhur gjithsej 3000 punime. Ekspozita “Diplomaci dhe Art”, e cila zgjat deri më 23 shtator përfshin 21 punime të artistëve të shquar bullgarë, të cilët gjurmojnë zhvillimin e diplomacisë bullgare nga dekada e parë deri në dekadën e fundit të shekullit 20-të. Me ndërtesat e bukura të ambasadave bullgare dhe të piktorëve që punuan në to, gjithashtu u theksua historia e institucionit diplomatik. Po ashtu janë treguar urdhrat dhe nderimet e krijuara gjatë viteve të shtetit të ri bullgar, me të cilat u dekoruan burra shteti bullgarë dhe diplomatë te huaj. Një vend i veçantë i jepet parkut të skulpturave të Ministrisë së Punëve të Jashtme, si dhe krijimit të simboleve të rëndësishme të sovranitetit shtetëror-kartëmonedhave dhe monedhave bullgare.
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..