Sheshet, kishat, galeritë, por dhe skajet më sekrete të Plovdivit të lashtë do të kthehen në hapësira të ndara të përbashkëta të artit, vlera dhe vizione për botën. Pas një pushimi njëvjeçar festivali “Natë” përsëri do të lëshojë një vello të hollë prej yjeve mbi qytet, në mënyrë që ti bëjë bisedat më të sinqerta, shqisat më të mprehta dhe shpirtin më të hapur për përjetime të reja, njohuri dhe takime.
Festivali i natës i Plovdivit kthehet më 13 shtator dhe në vazhdim të 3 ditëve do të propozojë 120 ngjarje në 85 pikë të qytetit. Me ndihmën e motos “Vende të përbashkëta” banuesit e qytetit Plovdiv do të kujtohen sesa e rëndësishme është të jenë bashkë, pavarësisht dhe shumë të ndryshëm.
Përmes motos së festivalit duam ti kushtojmë vëmendje faktit sesa është e domosdoshme të mendojmë për gjërat e përbashkëta-thotë Vlladija Mihajllova, përgjegjëse e ngjarjes “Nata/Plovdivi”. Çdo ditë na përmbushin lajme për ndarje, për krijimin e kufijve të rinj , për copëzimin e shoqërisë, për këtë sesi njerëzit largohen midis tyre dhe bëhen shumë agresiv njëri me tjetrin. Derisa të mendojmë për vendet e përbashkëta është pikërisht e kundërta e këtyre proceseve, sepse akoma ka kauza dhe ide, të cilat mund të na bashkojnë. Për shembull të drejtat e njeriut-pavarësisht se dhe kaq të zhvlerësuar dhe të vënë nën pyetje, ato akoma janë një nga arritjet e mëdha të botës së qytetëruar. Por, po kështu liria dhe prania deri tek mirësitë e domosdoshmërisë së parë si ajri dhe uji, me qenë se nëpër botë ka njerëz të cilëve ky kontakt u është mohuar. Krijohen dhe pabarazi të reja- në vend që të kujdesemi për domosdoshmëritë bazë të qenies njerëzore nga njëra anë dhe nga ana tjetër, për nevojat , të cilat garantojnë ekzistencën e tij të denjë.
Tema për bashkësitë, për të drejtat individuale, për kujtesën do të studiohet përmes vështrimit të artistëve modernë, të cilët do të tregojnë krijimet e veta në shtëpinë e Danços në Qytetin e Vjetër.
Akoma ngjarje të tjera të shumta “do të hyjnë” përmes Portës së tij Lindore – “aty, ku sikur shkojnë më pak turistë, nuk është dhe kaq e renditur dhe ku jetojnë akoma njerëz në shtëpitë e tyre, sipas fjalëve të rregullueses. Krijues interesantë dhe jo standardë nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Bosnja dhe Hercegovina, Turqia, Çekia, Polonia do të prezantojnë kulturën botërore në qytetin Plovdiv. Mes tyre janë artisti “L” nga Losë Anxhelos, i cili do ta kthejë stadiumin romak në një tempull me ndihmën e ritualit spiritual, po kështu dhe valltarja japoneze Saori Hala.
“Puna e saj është një video-vepër e të frymëzuar nga një ligj nga koha e sundimit osman, i cili ka kufizuar ndërtimin e kishave nëpër tokat tona” –tregon akoma Vlladija Mihajllova. “Në Perandorinë Osmane ka pasur një ndarje midis të pabesëve (krishterët)dhe besimtarëve (myslimanët) dhe i pabesi është detyruar të vishet në rroba që nuk bien në sy dhe të zbresë nga kali, kur takon një besimtar. Kishat janë të ulëta, në nivelin e një njeriu të hipur në kal dhe shumë shpesh pa kambanore”.
Përjetime të përbashkëta nëpërmjet artit, bisedave dhe emocioneve - çdo gjë në qytetin e zgjuar do të bëhet nën qiellin të ndriçuar jo vetëm me yjet e natyrshme, por dhe me tri hëna të mëdha.
“Matera – qyteti, i cili bashkë mePlovdivin është kryeqytet evropian i kulturës, na dërgoi tri hëna, të cilat do t’i vendosim në pika të ndryshme në qytet, për të kujtuar misionin e parë të suksesshëm deri në Hënë gjatë vitit 1969” -tregon rregulluesja. Dhe me qenë se flasim për vendet e përbashkëta, Hëna sado në mënyrë utopike ose joreale që të tingëllojë, është një vend i tillë i përbashkët, me qenë se sipas të ashtuquajturës marrëveshje hënore çdo gjë e lidhur me të, është pronë e gjithë njerëzimit.
Ekspozita të cilat zbulojnë të kaluarën e qytetit, por dhe një vështrim në të ardhmen me ndihmën e teknologjive, takimi me artin modern, me restauruesit e Bazilikës së Madhe(kisha më e madhe nga periudha e krishterimit të hershëm, e zbuluar në territorin e Bullgarisë dhe që daton nga shekulli i 4 pas Krishtit) – programi i festivalit “Nata/Plovdivi” është shumëdimensional siç janë shtresat historike dhe arkeologjike të qytetit. Dhe me qenë se banuesit e qytetit Plovdiv kanë ndjenjë për kujtesë dhe vazhdimësi, në fund të festivalit do të dërgojnë në të ardhmen një “kapsulë të kohës”, në të cilën do të mbyllin përgjigjet e pyetjes “Në çfarë Plovdivi dua të jetoj pas 20 vjetëve”?
Foto: arkiv
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..
Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..