Çdo një prej nesh ruan kujtime të shtrenjta nga dita e parë shkollore. Pritja për takimin me mësuesin në klasën e parë, me miqtë dhe bashkënxënësit në shkollë mban emocione shumë pozitive. 15 shtatori është data zyrtare e hapjes së vitit shkollor në Bullgari. Mirëpo, sivjet mesi i shtatorit ra ditën e diel, prandaj nxënësit bullgarë e shkelin pragun e shkollës më 16 shtator (ditën e hënë). Festat e organizuara në çdo shkollë në pritje të nxënësve më të vegjël i sjellin emocionet më të këndshme. Atmosfera është festive, ndërsa dhomat e klasës janë plot buqete lulesh nga nxënësit për mësuesit. Mirëpo, muzika dhe fanfarat rreth ditës së parë shkollore së shpejti do të harrohen dhe në vend të tyre do të shtrihet debati i dhimbshëm për reformën në arsimin bullgar. Sipas traditës ai fillon me temën për vëllimin dhe peshën e librave mësimorë, të cilët janë tepër të rëndë për kurrizët e nxënësve të vegjël. Një prej zgjidhjeve të këtij problemi parashikon qëlibrat të shtypen në një letër më të lehtëdhe të vendosen në dollapë në shkollë. Në debat shtrohet logjikshëm edhe tema e maturave pas klasës së 7 dhe klasës së 12 dhe për vlerësimin e njohurive të nxënësve nga komisioni i jashtëm, vlerësim ky i cili nga ky vit do të zhvillohet jo vetëm në klasën e katërt, por edhe për nxënësit e klasës së dhjetë. Përshtypja e përbashkët është se shkolla bullgare po ndryshon, edhe pse me tempe të ngadalta.
Qendra e ndryshimit është mësuesi bullgar, i cili gjatë të gjitha këtyre viteve jo një herë ka treguar se është intelektual dhe humanist me ndërgjegje të zgjuar dhe mënyrë progresive të të menduarit. Prandaj sot jemi dëshmitarë të rikthimit të respektit ndaj mësuesve të mirë, ndërsa puna e tyre vlerësohet gjithnjë e më lart edhe nga pikëpamja morale edhe nga ajo materiale. Programi “Mësues të motivuar” inkurajon financiarisht mësuesit, të cilët kanë dëshirë të punojnë në shkollat në rajonet problematike, përfshi këtu dhe punën me nxënës me rezultate të pakënaqshme në shkollë, ose me status të ulët social.
“Ende bullgari preferon të investojë në arsimin e fëmijëve të tij dhe ka respekt ndaj shkollës” – tha para Radios Kombëtare Bullgare Sëbka Popova, kryeeksperte në Administratën Regjionale të Arsimit – Sofje. Ajo e vuri theksin te puna e shkollave inovative, gjithsej 395 në tërë vendin. Kjo do të thotë se çdo një shkollë e pestë në vend e ka aplikuar arsimin inovativ. “Çdo shkollë e ka specifikën e vet, prandaj edhe paleta e inovacioneve është shumë e pasur”, thotë Sëbka Popova dhe shton se ka shumë shkolla te ne, të cilat punojnë me më shumë se një inovacion. “Ato përpunojnë programe, në të cilat integrojnë përmbajtjen shkollore të dy ose më shumë lëndëve mësimore. Përpunojnë metodika të reja të arsimit, me ndihmën e të cilave nxënësit do të mësojnë më lehtë bullgarishten, anglishten, ose kroatishten për shembull. Në inovacione të tjera theksi vihet te mësimi i matematikës, ose i shkencave natyrore për shembull. Disa të tjera kanë qëllim të ndihmojnë arsimin civil të nxënësve, pasurimin e diturive të tyre për zakonet bullgare dhe folklorin tonë. Në përgjithësi të gjitha inovacionet synojnë të rritin motivacionin e fëmijëve në shkollë, të kontribuojnë për zhvillimin e të menduarit dhe për formimin e pozitës së tyre si qytetarë. Punohet për formimin e nxënësve si personalitete, të cilat në dinamikën e kohës së sotme të jenë të gatshëm të përballojnë çdo një sfidë dhe në të njëjtën kohë t’i zgjidhin vetë detyrat e vëna” – nënvizoi Sëbka Popova.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..