Më 2 tetor mbushen 150 vjet nga lindja e Mahatma Gandit. Në lidhje me këtë më 17 shtator në galerinë “Oborishte 5” hapet ekspozita “Mahatma Gandi-forca e së vërtetës” në të cilën 20 piktorë dhe skulptorë të njohur bullgarë prezantojnë krijime të veta, të frymëzuara nga veprimtaria dhe personaliteti i birit të madh të Indisë.
Organizatorët janë fondacioni“Lindje-Perëndim” dhe Ambasada e Indisë në Sofje. Zonja Puxha Kapur , ambasadore e Indisë tek ne personalisht do të hapë ekspozitën:
Mohandas Karamçand Gandi, i quajtur Mahatma (shpirti i lartë) është mes personaliteteve më të njohur botërisht. Drejtues shpirtëror i lëvizjes për pavarësi të Indisë, ai ka arritur qëllimin e vet – atdheu i tij është shpallur për një shtet të pavarur gjatë vitit 1947. Ai ia ka përkushtuar të gjithë jetën e tij të vetëdijshme shërbimit të devotshëm në emër të të tjerëve, ai ka respektuar dhe ka predikuar një moral të lartë; në asnjë mënyrë dhunë; përmbajtje drejt së vërtetës, liri të plotë fizike, shpirtërore dhe politike. “Nuk ka rrugë drejt paqes – paqja është rruga”, “Dhuna është arma e njerëzve të dobët”, “Të jesh ndryshimi, të cilin do që ta shikosh në botë”... Këto janë vetëm një pjesë nga sentencat e tij më të njohura, të cilat njerëzit nëpër të gjithë botën nuk pushojnë duke i përmendur.
Urtësia dhe veprat e Gandit i kanë frymëzuar dhe krijuesit bullgar, për të cilët tregon kritikja e artit Pllamena Raçeva, drejtoresh e galerisë artistike të Qytetit “Boris Gjeorgjiev” në qytetin Varna:
Projekti me të vërtetë është unikal, për herë të parë tek ne një ekspozitë i është kushtuar krejtësisht Mahatma Gandit. Do të shikojmë krijime të disa prej piktorëve dhe skulptorëve më të mirë të Bullgarisë-Ivan Rusev, profesor Ivan Sllavov, profesoresha Desisllava Minçeva, profesori Emill Popov, docenti doktor Kamen Cvetkov, Krasimir Todorov, Aglika Gajtanikova. Kuratore e ekspozitës është Sellma Todorova, ajo po kështu prezanton një punim të vet. Në asnjë rast nuk duhet t’i lemë pa përmendur emrat e profesorit Stanisllav Pamukçiev, doktorit Stojan Deçev, docentit Cvetan Stojanov, Rasho Mitev, Cvetosllav Hristov, e të tjerë. Në këtë ekspozitë ata ndajnë refleksin e vet të provokuar nga personaliteti i Mahatma Gandit, që të shikohet prania e madhe e burrit të urtë dhe në ditën e sotme. Mahatma Gandi i përket botës dhe historisë botërore, ai do të mbetet si një nga personalitetet të cilët shkëlqejnë, të cilët i kanë dhënë një rrugë të re njerëzimit jo vetëm në zhvillimin e tij shpirtëror, por dhe në anën thjesht praktike të jetës.
Në ekspozitë mund të shikohet dhe një pikturë kureshtare e pikturuar nga Boris Gjeorgjiev gjatë vitit 1935. Ky mbase është portreti i vetëm i Gandit të madh prej një piktori bullgar. Janë ruajtur një sërë dëshmi me shkrim për miqësinë midis Mahatma Gandit dhe Boris Gjeorgjievit (piktor bullgar, adhurues i shkrimtarit rus Tolstoit dhe udhëtar i pasionuar) disa nga të cilat janë botuar. Vjet ky portret ka ardhur në koleksionin e galerisë së arteve figurative të qytetit varna, e cila e mban emrin e vetë piktorit “Boris Gjeorgjiev”, që ka lindur në qytetin tonë bregdetar. Portreti është interesant me këtë se, në cepin e majtë Mahatma Gandi vetë me dorën e tij ka shkruar : “Në këmbët e Zotit, në zemrat e njerëzve të varfër”. Në fakt nga ky mesazh shpirtëror Boris Gjeorgjievi merr idenë për një pikturë të tij të madhe të quajtur “Takim me të zgjedhurit” (Daridra narajan).
Ekspozita “Mahatma Gandi-forca e së vërtetës” ndodhet në Sofje deri më 2 tetor, kurse pas kësaj do të mund të shikohet në galeritë e ndryshme nëpër vendin tonë, në Indi dhe në Republikën e Maqedonisë Veriore.
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaNë sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve)..