Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Krijues bullgarë në ekspozitën “Mahatma Gandi-forca e së vërtetës”

Më 2 tetor mbushen 150 vjet nga lindja e Mahatma Gandit. Në lidhje me këtë më 17 shtator në galerinë “Oborishte 5” hapet ekspozita “Mahatma Gandi-forca e së vërtetës” në të cilën 20 piktorë dhe skulptorë të njohur bullgarë prezantojnë krijime të veta, të frymëzuara nga veprimtaria dhe personaliteti i birit të madh të Indisë.

Organizatorët janë fondacioni“Lindje-Perëndim” dhe Ambasada e Indisë në Sofje. Zonja Puxha Kapur , ambasadore e Indisë tek ne personalisht do të hapë ekspozitën:

Mohandas Karamçand Gandi, i quajtur Mahatma (shpirti i lartë) është mes personaliteteve më të njohur botërisht.  Drejtues shpirtëror i lëvizjes për pavarësi të Indisë, ai ka arritur qëllimin e vet – atdheu i tij është shpallur për një shtet të pavarur gjatë vitit 1947. Ai ia ka përkushtuar të gjithë jetën e tij të vetëdijshme shërbimit të devotshëm në emër të të tjerëve, ai ka respektuar dhe ka predikuar një moral të lartë; në asnjë mënyrë dhunë; përmbajtje drejt së vërtetës, liri të plotë fizike, shpirtërore dhe politike. “Nuk ka rrugë drejt paqes – paqja është rruga”, “Dhuna është arma e njerëzve të dobët”, “Të jesh ndryshimi, të cilin do që ta shikosh në botë”... Këto janë vetëm një pjesë nga sentencat e tij më të njohura, të cilat njerëzit nëpër të gjithë botën nuk pushojnë duke i përmendur.

Urtësia dhe veprat e Gandit i kanë frymëzuar dhe krijuesit bullgar, për të cilët tregon kritikja e artit Pllamena Raçeva, drejtoresh e galerisë artistike të Qytetit “Boris Gjeorgjiev” në qytetin Varna:

Projekti me të vërtetë është unikal, për herë të parë tek ne një ekspozitë i është kushtuar krejtësisht Mahatma Gandit. Do të shikojmë krijime të disa prej piktorëve dhe skulptorëve më të mirë të Bullgarisë-Ivan Rusev, profesor Ivan Sllavov, profesoresha Desisllava Minçeva, profesori Emill Popov, docenti  doktor Kamen Cvetkov, Krasimir Todorov, Aglika Gajtanikova. Kuratore e ekspozitës është Sellma Todorova, ajo po kështu prezanton një punim të vet. Në asnjë rast nuk duhet t’i lemë pa përmendur emrat e profesorit Stanisllav Pamukçiev, doktorit Stojan Deçev, docentit Cvetan Stojanov, Rasho Mitev, Cvetosllav  Hristov, e të tjerë. Në këtë ekspozitë ata ndajnë refleksin e vet të provokuar nga personaliteti i Mahatma Gandit, që të shikohet prania e madhe e burrit të urtë dhe në ditën e sotme. Mahatma Gandi i përket botës dhe historisë botërore, ai do të mbetet si një nga personalitetet të cilët shkëlqejnë, të cilët i kanë dhënë një rrugë të re njerëzimit jo vetëm në zhvillimin e tij shpirtëror, por dhe në anën thjesht praktike të jetës.

“Portret i Gandit”, piktor Boris GjeorgjievNë ekspozitë mund të shikohet dhe një pikturë kureshtare e pikturuar  nga Boris Gjeorgjiev gjatë vitit 1935. Ky mbase është portreti i vetëm i Gandit të madh prej një piktori bullgar. Janë ruajtur një sërë dëshmi me shkrim për miqësinë midis Mahatma Gandit dhe Boris Gjeorgjievit (piktor bullgar, adhurues i shkrimtarit rus Tolstoit dhe udhëtar i pasionuar) disa nga të cilat janë botuar. Vjet ky portret ka ardhur në koleksionin e galerisë së arteve figurative të qytetit varna, e cila e mban emrin e vetë piktorit “Boris Gjeorgjiev”, që ka lindur në qytetin tonë bregdetar. Portreti është interesant me këtë se, në cepin e majtë  Mahatma Gandi vetë me dorën e tij ka shkruar : “Në këmbët e Zotit, në zemrat e njerëzve të varfër”. Në fakt nga ky mesazh shpirtëror Boris Gjeorgjievi merr idenë për një pikturë të tij të madhe të quajtur “Takim me të zgjedhurit” (Daridra narajan).

Ekspozita “Mahatma Gandi-forca e së vërtetës” ndodhet në Sofje deri më 2 tetor, kurse pas kësaj do të mund të shikohet në galeritë e ndryshme nëpër vendin tonë, në Indi dhe në Republikën e Maqedonisë Veriore.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita “Ëndërr mes fjalësh” e artistes Enxhi Tufa

Arti ka ekzistuar gjithmonë si një formë e të shprehurit përmes të cilit mund të shpalosim botën tonë të brendshme. Këtë ka bërë edhe artistja me origjinë bullgare Enxhi Tufa, e cila përmes ekspozitës së saj “Ëndërr mes fjalësh” ka shprehur vetveten,..

botuar më 24-06-03 9.30.PD

“Bliri i Artë" bashkon 50 filma nga 18 vende në Stara Zagora

Nga data 1 deri më 5 qershor në Stara Zagora po mbahet edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Kinemanë e Re Evropiane “Bliri i Artë”. Do të shfaqen 50 filma nga 18 vende, duke përfshirë filma të regjisorëve Nuri Bilge Ceylan,..

botuar më 24-06-02 7.15.PD

Summer Vibes Festival viziton sërish Vidinin

Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u..

botuar më 24-06-01 7.45.PD