Presidenti Rumen Radev shprehu shqetësim nga mungesa e përparimit në punën e Komisionit të përbashkët mbi çështjet historike dhe arsimore midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Përpara anëtarëve bullgarë të Komisionit Radevi theksoi se Sofja duhet të vazhdojë me përkrahjen për integrimin euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut, por kjo nuk duhet të bëhet për llogari të historisë bullgare, gjuhës dhe identitetit tonë. Në qoftë se deri më 1 muaj nuk ka garanci se do të zgjidhen të gjitha çështjet e diskutueshme për ngjarjet, personalitetet, ndryshimet e librave, të mbishkrimeve nëpër muze e të tjera, qeveria duhet të shpallë një pozitë të re kombëtare, e cila të mbrojë interesin bullgar gjatë bisedimeve për aderimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, vuri në dukje Presidenti.
Pas më shumë se tre orësh seancë dëgjimore në Parlamentin Evropian, u miratua kandidatura bullgare e Ekaterina Zaharieva për komisionere evropiane. Ajo do të jetë në krye të departamentit “Startups, kërkime dhe inovacion”. Pas seancës..
Një takim i ministrave të brendshëm nga Bullgaria, Rumania dhe Austria në Budapest mund të zgjidhë nyjën "Shengen". Kështu shkruajnë mediat austriake. Takimi do të mbahet më 22 nëntor. Nikoqiri është Hungaria, e cila aktualisht kryeson Këshillin e BE-së, ka..
Para ceremonisë për dorëzimin e çmimeve "Menaxheri i Vitit", presidenti Rumen Radev njoftoi se do të mbledhë Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor më 11 nëntor. I pyetur nëse do të apelojë Gjykatën Kushtetuese për legjitimitetin e zgjedhjeve për..
Aleanca për të Drejtat dhe Liritë (APS) rreth Ahmed Doganit njoftoi se mbështet kategorikisht deklaratën e PP-DB për një kordon sanitar rreth..
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj - Kapacitetet e reja” dhe konsorciumi midis “Westinghouse” dhe “Hyundai” nënshkruan një kontratë inxhinierike për..
Mbi 1/3 prej rasteve të sëmundjes së derrit të egër afrikan në Evropë janë regjistruar në Bullgari, njofton Shoqata e Mbarështuesve të Derrave. Javën e..