Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti bullgar me kushte për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Presidenti Rumen Radev
Foto: BGNES

Presidenti Rumen Radev  shprehu shqetësim  nga mungesa e përparimit në punën e Komisionit të përbashkët mbi çështjet historike dhe arsimore midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Përpara anëtarëve bullgarë të Komisionit Radevi theksoi se Sofja duhet të vazhdojë me përkrahjen për integrimin euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut, por kjo nuk duhet të bëhet për llogari të historisë bullgare, gjuhës dhe identitetit tonë. Në qoftë se deri më 1 muaj nuk ka garanci se do të zgjidhen të gjitha çështjet e diskutueshme për ngjarjet, personalitetet, ndryshimet e librave, të mbishkrimeve nëpër muze e të tjera, qeveria  duhet të shpallë një pozitë të re kombëtare, e cila të mbrojë interesin bullgar gjatë bisedimeve për aderimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, vuri në dukje Presidenti.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BSP i bëri thirrje Prokurorisë që të përgjigjet shpejt ndaj raporteve për një votim të manipuluar

Raportimet e shumta për manipulim të votës së qytetarëve bullgarë, për falsifikim të fletëve të votimit, për shtim votash, për vota të detyruara, të kontrolluara dhe të blera, të cilat përhapen në mjedisin publik pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme..

botuar më 24-11-01 4.17.MD
Tihomir Vasilev

Një iniciativë qytetare bëri thirrje për anulimin e zgjedhjeve

Anulimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare – kështu kërkon Iniciativa Qytetare për mosnjohje të rezultateve të zgjedhjeve për Kuvendin e 51-të Kombëtar, raporton reporteri i BNR-së, Daniell Inkov. Presidenti kërkon përgjigje nga institucionet..

botuar më 24-11-01 3.26.MD
Dimitër Gllavçev

Kabineti zyrtar nuk do të kërkojë apelim të zgjedhjeve parlamentare

Qeveria e përkohshme nuk do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e zgjedhjeve të 27 tetorit, tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev. Ministria e Brendshme dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare i dorëzuan tashmë presidentit, parlamentit..

botuar më 24-11-01 3.08.MD