Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shpresa e re e pingpongut – Cvetelina Georgieva nga qyteti Ardino

Klubi sportiv  i pingpongut “Junak” në qytetin Ardino (Bullgari Jugore) është themeluar gjatë vitit të largët 1961. Gjatë vitit 1992 drejtoria e klubit krijoi një turne ndërkombëtar për nder të njërit prej sportistëve të parë, pas kësaj dhe trajner Turgut Ademov-Xhofi. Gjatë muajit gusht u zhvillua edicioni i tij i XIV-të. Nga tregimi i Bejhan Eminit, trajneri i tanishëm në pingpong në klubin “Junak”, kuptojmë se në Ardino ka një traditë shumëvjeçare në këtë sport. Sikurse në mënyrë fare të natyrshme bëhet transmetimi i traditës dhe i sukseseve nga brezi në brez. Bejhan Emin ka filluar të stërvitet në klub, kur vetë ai ka qenë fëmijë, kurse tani i përgatit fëmijët dhe të rinjtë për gara ndërkombëtare dhe turne në pingpong.

Aktualisht në klub ka 15 sportistë të regjistruar. Po kështu ka dhe një grup me afro 20 fëmijë.“Ky është një sport individual. Është një sport mjaft i vështirë. Kërkohet një punë personale me çdo një fëmijë më vete, sqaron trajneri Bejhan Emin. Që të ketë rezultate të larta, një trajner mund të merret maksimalisht me 10 ose 12 fëmijë. Tek ne stërvitjet janë çdo ditë. Madje stërvitemi  gjatë ditëve të pushimit dhe të fundjavës, në varësi nga programi i garave. Stërvitjet janë të paktën nga 1orë ose 1 orë e gjysmë tek grupi përgatitës, kurse tek më të mëdhenjtë – nga dy orë çdo ditë”.

Cvetelina Georgieva është një nga fëmijët e klubit “Junak”. Ajo është 14-vjeçare, fillon të merret me pingpong përpara 6 vjetëve. Në fillim sporti ka qenë vetëm hobi jashtë programit shkollor, por me kalimin e kohës Cvetelina  “pasionohet” shumë pas këtij sporti dhe kështu vazhdon edhe më sot.

Sa u përket stërvitjeve dhe si i gërsheton me mësimet në shkollë, sportistja e re tregon:

“Është pak e vështirë, por gjithësesi i rregulloj. Për shembull, në mëngjes shkoj në shkollë, aty nga ora dy pasdite i përfundoj mësimet. Pas kësaj shkoj në stërvitje në orën tre dhe mbaroj aty nga ora pesë. Pas kësaj shkoj në shtëpi dhe përgatis mësimet... Kurse përpara garave të rëndësishme, kur kthehem nga shkolla shkoj në sallë. Stërvitemi nga ora tre deri në orën pesë. I marr librat në sallë, shkruaj detyrat aty dhe pas kësaj bëjmë edhe një stërvitje tjetër.”

Puna dhe këmbëngulja e Cvetelinës, shumë shpejt i japin rezultatet e veta. Në sajë të talentit të saj dhe të punës së madhe ajo bëhet pjesë e Skuadrës Kombëtare e kadetëve në pingpong. Gjatë vitit 2017  është zgjedhur për “Sportiste e vitit” në Ardino, merr pjesë në turne të shumta kombëtare  dhe ndërkombëtare. Gjatë muajit maj sivjet u bë kampione republikane në pingpong për të rinj deri në moshën 15 vjeç, në Ballkaniadën në pingpong për të rinj gjatë muajit qershor fitoi medalje të bronztë, kurse gjatë gushtit fitoi vendin e parë në turneun Ndërkombëtar të pingpongut të zhvilluar në qytetin Ardino. Fitorja e madhe e fundit e Cvetelinës qe ajo në fillim të shtatorit kur ajo fitoi medalje të artë  në turneun Ndërkombëtar në Pingpong “Shpresat e reja” në qytetin Varna, duke u prezantuar shkëlqyeshëm, pa asnjë humbje.

“Aty ajo i mposhti nxënëset e shkollës rumune, të cilat janë prijëse në këtë moment në Evropë në pingpong, kurse vjet ishin kampione evropiane, tha trajneri i saj Bejhan Emin. Pavarësisht dhe në një konkurrencë kaq të fortë, Cvetelina  tregoi karakter të fortë dhe fitoi titullin në këtë turne ndërkombëtare”.

Emocionet nga garat janë të forta, por Cvetelinës i kujtohet një kampionat evropian në Çeki, ku i ka fituar ndeshjet pas një lufte mjaft të ashpër: Përfunduam lojën me penallti me rezultat 21:23. Kërkohen shumë gjëra - të kesh psikikë në momentet e vështira, që të mund të arrish qëllimin tënd. Për mua kjo qe një nga ndeshjet më të rëndësishme”.

Sporti i bashkon njerëzit, i disiplinon, e detyron njeriun të ndihet i përgjegjshëm, thotë Cvetelina dhe u uron atyre të cilët tanimë stërviten të vazhdojnë me këmbëngulje, kurse ata të cilët nuk kanë vizituar sallat sportive – të fillojnë të merren me sport.

Foto: arkiv personal

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nurgyul Salimova

Shahistja Nurgyul Salimova me fitoren e saj të parë në turneun e serisë Grand Prix në Shikment

Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo mposhti me figurat e zeza Bathuyag Munguntuul nga Mongolia. Kështu, pjesëmarrësja në turneun e..

botuar më 24-11-07 6.42.MD
Grigor Dimitrov

ATP: Grigor Dimitrov - tenisti me forehandin më vdekjeprurës

Forhandi i tenistit më të mirë bullgar Grigor Dimitrov është një top i vërtetë, shkruan ATP. Analiza e ATP Infosys Beyond The Numbers për shpejtësinë mesatare të goditjes dhe rrotullimin, bazuar në performancën e 10 lojtarëve më të mirë gjatë tri..

botuar më 24-10-31 3.41.MD
Motrat Stoevi

Motrat Stoevi fituan në dyshe në një turne të badmintonit në Holandë

Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva fituan titullin në dyshe për femra në turneun ndërkombëtar të badmintonit të serisë “International Challenge” në Hertogenbosch – Holandë. Motrat, të cilat janë të pestat në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe janë..

botuar më 24-10-27 5.21.MD