Iniciativat e NATO-s në kontekstin e sfidave aktuale shqyrtuan në takimin në Sofje Nënpresidentja Iljana Jotova dhe Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-së, sir Stuart Peach. Nënpresidentja theksoi se si një kufi i jashtëm i Bashkimit Evropian, Bullgaria është një faktor i rëndësishëm për sigurinë e regjionit dhe të gjithë Evropës. Ajo nënvizoi rolin e Bullgarisë si një faktor stabilizues në Ballkanin Perëndimor, ku akoma ka sfida për sigurinë dhe për stabilitetin regjional. Jotova deklaroi se për Bullgarinë është me një rëndësi të madhe finalizimi i aderimit të Republikës së Maqedonisë Veriore ndaj NATO-s. “Presim gjatë muajit tetor edhe ftesë për anëtarësi në Bashkimin Evropian ndaj Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë Veriore”, vuri në dukje Nënpresidentja Iljana Jotova.
Raportimet e shumta për manipulim të votës së qytetarëve bullgarë, për falsifikim të fletëve të votimit, për shtim votash, për vota të detyruara, të kontrolluara dhe të blera, të cilat përhapen në mjedisin publik pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme..
Anulimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare – kështu kërkon Iniciativa Qytetare për mosnjohje të rezultateve të zgjedhjeve për Kuvendin e 51-të Kombëtar, raporton reporteri i BNR-së, Daniell Inkov. Presidenti kërkon përgjigje nga institucionet..
Qeveria e përkohshme nuk do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e zgjedhjeve të 27 tetorit, tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev. Ministria e Brendshme dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare i dorëzuan tashmë presidentit, parlamentit..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga..