Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plovdivi 2019 – Kryeqyteti Evropian i Kulturës

Një jetë e re për Bazilikën e lashtë Episkopale në qytetin Plovdiv

Gjatë vitit 313 Perandori Konstantin i Madh ka imponuar Ediktin e Tolerancës të Milanos, me të cilin e ka njohur krishterimin për një fe të barabartë  në Perandorinë Romake. Kanë filluar ndërtime në lavdi të Zotit të krishterë, por për nga madhështia dhe bukuria asnjë tempull nuk ka arritur kishën e episkopisë në Filipopol.

Jo larg nga kisha katolike “Shën Ludovik” dhe sheshi qendror në qytetin Plovdiv (Filipopoli i lashtë) shtrihen mbeturinat e bazilikës më të madhe nga periudha e krishterimit të hershëm nëpër tokat tona. Gërmadhat e saj janë të zbuluara fare rastësisht gjatë viteve 80 të shekullit të kaluar, gjatë ndërtimit të një bulevardi i cili është duhur të kalojë përmes kishës. Pas zbulimit të gjetur, itinerari është i devijuar, kurse objekti mbetet i pastudiuar deri në vitin 2014, kur fondacioni “Amerika për Bullgarinë” vendosi të financojë zbulimin e plotë të bazilikës. 

Bazilika e Episkopisë është e ndërtuar në mesin e shekullit të 4 dhe kjo është një nga kishat më të mëdha të krishtera në këtë pjese të Evropës - tregon arkitekti Nikollaj Trajkov. Ajo është e Episkopisë sepse gjetëm një mbishkrim dhurues të episkopit për punimin e një pjese të mozaikëve të saj. Bazilika është e përbërë prej tre nefeve-jugor, naos /pjesa e brendshme/ dhe verior, përmasat e saj arrijnë deri më 100 metra gjatësi dhe rreth 40 metra gjerësi bashkë me atriumin /një hapësirë të brendshme të oborrit/. Veçoria e saj  është në individualitetin dhe në faktin se kemi dy shtresa mozaikësh me një sipërfaqe të përbashkët prej 2000 metrave katrore, shtresa këto të cilat janë të ndërtuara njëra mbi tjetrën, mbase me një distancë në kohë prej 50 vjetëve, shton arkitekti Trajkov.
Mozaikët janë të ndikuara më tepër nga rrymat artistike në Kostandinopojën e afërt dhe në pjesët lindore të Perandorisë Romake, por dallohen dhe me stil të vet. Teknika më e përhapur, e cila dominon në bazilikë, është “opus tessellatum” –gurrëza të vogla shumëngjyrëshe në formën e kubeve renditen mbi një llaç të lagësht.Mozaikët në shtresën e parë janë në katër ngjyra - e bardhë, e zezë, okër dhe e kuqe. Ato formojnë figura gjeometrike dhe kryqe. Kurse në të dytën tanimë flasin  me gjuhën e simboleve. Për shembull, dhjetëra lloje shpendësh pasqyrojnë Kopshtin e Parajsës, pavdekshmërinë e shpirtit dhe jetën e përjetshme pas vdekjes.

Një nga kompozicionet më të konsiderueshme është i vendosur përpara hyrjes qendrore të bazilikës dhe përbën një pallua shumë të bukur me një bisht të hapur dhe varëse të shpendëve rreth tij. Përveç mozaikëve –janë gjetur dhe elemente arkitekturore nga më të pasurat dhe më të shumta në numër të punuara shumë mirë si kolona, kapitel, çezmë në oborrin e bazilikës.

Kemi dhe dy mbishkrime të gjetura - vazhdon arkitekti.  Njëra stellë /pllakë me mbishkrime/ përmban emrat e njerëzve, të cilët kanë marrë pjesë në drejtimin e qytetit. Kurse “Stella e Dionisit” është një nga më të konsiderueshmet dhe më mirë të ruajtura nga kjo kohë në qytetin Plovdiv dhe në rajon. Është e gjatë 2,20 metra dhe e gjerë më shumë se 1 metër. Mbishkrimi  shpreh falënderimin ndaj perandorit të 45 qytetarëve të Filipopolit, se i ka shpëtuar nga gotët, të cilët kanë sulmuar qytetin.

Në fund të shekullit të 6 dhe në fillim të shekullit të 7 bazilika fillon të bjerë. Mbase qyteti ka qenë i goditur nga tërmeti, gjë e cila ka shkatërruar shtresën e parë të mozaikëve. Ka qenë i sulmuar dhe nga pushtuesit.

Ka një fragment të gjetur nga një freskë mesjetare, prandaj supozohet se gjatë Mesjetës në vendin e bazilikës është ngritur një kishë e vogël - tregon akoma arkitekti Nikollaj Trajkov. Mjerisht, nga kjo kishë nuk ka mbetur asgjë tjetër. Ndërkaq, këtu  është zbuluar një nekropol, në të cilin në po këtë periudhë  historike janë varrosur mbi 200 të krishterë.

Dëshmitë e fundit për kishën datojnë nga shekulli i 14, përpara se ai përfundimisht të bjerë në harresë.

Bazilika Episkopale e Filipopolit do të shugurohet zyrtarisht gjatë muajit tetor. Ajo do të kthehet në një qendër të madhe kulturore dhe në të mozaikët e restauruar do të ndahen në dy nivele. Kurse ekspozita do të ndahet në 26 zona tematike, të cilat do të tregojnë të gjithë historinë shtresë më shtresë - me ndihmën e realitetit virtual. Në këtë mënyrë, kur do të qëndroni në një vend të caktuar në godinën moderne, do të mund të shikoni sesi është dukur ajo në bazilikën antike, shton arkitekti.

Foto: plovdivmosaics.org

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD