1 tetori - Dita Ndërkombëtare e muzikës, sipas traditës shënohet me koncerte nëpër qytetet e ndryshme. Vetëm në kryeqytet ngjarjet janë disa. Mes programeve më interesante është koncerti në kuadrin e konkursit ndërkombëtar “Virtuozët e rinj”, i cili sivjet zhvillohet për herë të 15-të. Hollësira për programin mësojmë nga Millka Miteva - themeluesja dhe drejtoresha artistike e “Virtuozëve të rinj” dhe pedagoge me përvojë në piano:
“Konkursi sivjet i është kushtuar 120 vjetorit nga lindja e kompozitorit të madh bullgar Panço Vlladigjerov. Në kuadrin e “Virtuozëve të rinj” zhvillojmë disa koncerte të laureatëve, mbajtësve të çmimit të madh gjatë viteve, si dhe të anëtarëve të jurisë ndërkombëtare. Në koncertin e 1 tetorit do të prezantojmë veprën e dekoruar nga konkursi i mëparshëm. Krijimi është me titull “Perperikonija”. Autorja është Desisllava Georgjieva dhe do të tingëllojë në interpretim të kuartetit “Arte” me pjesëmarrjen e posaçme të Gjergana Ivanovës, e cila ekzekuton në flaut. Në të njëjtin program, për gëzimin dhe krenarinë tonë më të madhe, do të dëgjojmë Emanuill Ivanovi – mbajtësi i dekoratës së madhe të “Virtuozëve të rinj” të vitit 2016. Përpara më pak se 1 muaji ai morri dhe çmimin e pare të konkursi jashtëzakonisht prestigjioz për pianistë në Itali. Në pjesën e dytë të koncertit do të ekzekutojnë anëtarët e jurisë ndërkombëtare – pianisti Giuliano Medzocante nga Italia dhe Romain Gariouu nga Franca. Ata do të interpretojnë krijime nga Betoveni dhe Mendelsoni. Vendi, në të cilin zhvillohet koncerti është shumë I preferuar nga muzikantët bullgarë – kjo është salla në rrugën “Oborishte” numër 5 në Sofje, ku më përpara gjendej Shkolla Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov”. Ajo është rinovuar, tavani i bukur është restauruar, është ruajtur dhe llambadari i bukur. Atje ka dhe një piano të re, me cilësi të lartë. Patjetër që dua të falënderoj Bashkinë e Kryeqytetit, e cila gjithmonë e përfshin konkursin në kalendarin e vet kulturor, si dhe Ministrinë e Kulturës. Këto institucione japin përkrahjen e vet të madhe për ngjarje të tilla të vlefshme dhe për shfaqjet e muzikantëve të rinj.
Le të shtojmë se edicioni i 15-të i “Virtuozëve të rinj”, kushtuar Panço Vlladigjerovit, është për vepra të pianos dhe të dhomës. Takimet e jurisë ndërkombëtare do të mbahen në dhjetor. Atëherë do të mësojmë se cilët janë autorët e rinj të dekoruar.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ndonëse prej më shumë se 20 vitesh Magdalena Todorova Karamitevajeton me familjen jashtë vendit, kënga popullore bullgare e shoqëron kudo. Ajo është autore e dhjetëra teksteve, të cilat i shndërron në këngë, së bashku me bashkëshortin e saj -..
Një vajzë e re e njohur nga sezoni i fundit i "Zërit të Bullgarisë" - Dani Ilieva - prezantoi këngën e saj të re me titull "A do të puth". Në vitin 2022, vetëm 16 vjeçe, Dani u bë interpretuesja më e re që fitoi "Burgas dhe Deti". Ky nuk ishte çmimi..
Me këngën e tyre “Liruar” Trioja Innerglow ishte ndër finalistët në edicionin e 55-të të sivjetshëm të Konkursit “Pranvera” të BNR-së. Ideja për të lindi më herët dhe duke kuptuar se tingëllon e këndshme, Todor Kovaçev, Petër Zhelev dhe Matej..