Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Manfred Weber: Marrëveshja e “Volkswagen”-it me Turqinë është në dëm të Bullgarisë

Manfred Weber
Foto: BTA

Lideri i grupit të Partisë Popullore Evropiane në PE Manfred Weber i ka dërguar letër komisioneres, e cila përgjigjet për çështjet e konkurrencës Margrethe Vestager me kërkesë që Komisioni Evropian të kontrollojë marrëveshjen e arritur ndërmjet kompanisë automobilistike “Volkswagen” dhe Turqisë për ndërtimin e  një uzine të re në Manisa, afër Izmirit, transmetoi Televizioni Kombëtare Bullgar.

Sipas Weberit një marrëveshje e tillë provokon shqetësime të konsiderueshme për shkelje të parimeve të kionkurrencës në BE dhe për humbje të vendeve evropiane të punës. Të gjitha shtetet anëtare të BE-së janë detyruar të respektojnë rregulla të rrepa sa i përket konkurrencës dhe ndihmës financiare shtetërore, derisa Turqia mund të ofrojë ndihmë shtetërore për prodhim që do të eksportohet në Evropën Lindore, nënvizoi Weber. Sipas tij e gjithë kjo është në dëm të Bullgarisë, e cila ishte kandidate për investimin e “Volkswagen”-it.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë kundër hyrjes së Bullgarisë në eurozonë

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...

botuar më 25-02-18 4.37.MD