Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria – një nga ndalesat për udhëtarët e rinj nga projekti “Road Trip”

Një nga dobitë më të dukshme nga anëtarësia e një shteti në Bashkimin Evropian, padyshim që është mundësia për udhëtim të lirë në kuadrin e bashkësisë. Gjithnjë e më të shpeshta janë si udhëtimet individuale, ashtu dhe udhëtimet e organizuara të njerëzve të rinj. Ata nuk qëndrojnë në një vend për një periudhë të gjatë kohe, por kërkojnë mundësi vazhdimisht  të jenë në rrugë – gjë të cilën ua sigurojnë iniciativat e ndryshme për këmbim të përvojës ose udhëtimet në favor të ndonjë kauze. Projekti Road Trip u jep mundësi të rinjve ta lënë për një muaj jetën e tyre të zakonshme. Iniciativa është me ide të Komisionit Evropian dhe u zhvillua për herë të dytë, duke bashkuar 8 të rinj rreth një aventure për pesë javë, e cila i ndihmon t’i njohin shtetet dhe popujt e ndryshëm evropianë.

Në kuadrin e muajit shtator, të ndarë në dy grupe, pjesëmarrësit vizituan 17 vende dhe më shumë se 30 regjione të Kontinentit të Vjetër. Çdo një skuadër ka pasur për detyrë të xhirojë materiale video, të cilat pastaj t’i prezantojë para publikut. Udhëtimi është realizuar me automobila, me dy itinerare të përcaktuara paraprakisht. I pari – nga Suedia deri në ishujt e Islandës, kurse i dyti – nga Irlanda deri në Qipro.

Mes pjesëmarrësve në njërën prej skuadrave, gjejmë emrin e një bashkatdhetare tonë – artistja Dayana Olegova, e cila tregoi për Radio Bullgarinë se cila është ajo e cila e dallon këtë udhëtim nga ekskursionet e tjera të ngjashme evropiane:

“Me qenë se projekti është mbështetur nga Komisioni Evropian, njerëzit silleshin me ne me respekt të madh dhe në këtë mënyrë ne vizituam vende, ku turistët e zakonshëm nuk shkojnë. Publiku ynë janë vetëm njerëz të rinj, videot tona dokumentare janë interesantedhe për spektatorët ato nuk do të jenë të mërzitshme, sepse i kemi bërë shumë të shkurtra dhe në të njëjtën kohë japin shumë informacion. Kohëzgjatja  e tyre ështëmidis 1 dhe 3 minuta, me qenë se nuk duam t’i mërzisim njerëzit dhe e dimë se ata nuk kanë kohë të shikojnë të njëjtën gjë. Në këto filma, ne nuk dokumentojmë vetëm vendet, të cilat i vizitojmë, por dhe ndjenjat tona personale, sepse si udhëtarë, me guxim mund të themi se ndryshuam shumë për këtë një muaj. Përjetuam, pamë dhe ndiem jashtëzakonisht shumë gjëra.

Një nga vendet, të cilin e ka vizituar në sajë të udhëtimit të organizuar është Parku Kombëtar “Doñana” në Spanjë, ku jeton rrëqebulli iberik. Aty Dayana për herë të radhës vlerëson se çfarë fati të madh kanë pjesëmarrësit në projekt, të cilët kanë mundësi të vizitojnë territore të paarritshme për pjesën më të madhe të njerëzve nga parku dhe të fotografojnë disa rrëqebuj. Ata janë një specie e rrezikuar, dhe takohen vetëm në krahinën e Andaluzisë, kurse mundësia t’i shikosh nuk është për tu lënë pas dore.

Përveç se të tregojë bukuritë natyrore dhe trashëgiminë historike të regjioneve evropiane, projekti Road Trip ka për qëllim që t’i njohë qytetarët sesi anëtarësia e vendeve të tyre në Bashkimin Evropian ndikon mbi zhvillimin e krahinave në të cilat jetojnë. Dy nga pjesëmarrësit – vlogeri qipriot Panos dhe regjisori holandez i filmave dokumentarë Wijnand, për të cilët Bullgaria qe stacioni i parafundit në rrugën e tyre drejt Qipros, mendojnë se, në çdo një nga shtetet, të cilat i kanë vizituar ka projekte marramendëse studimore dhe shkencore, iniciativa interesante sipërmarrëse, për të cilat ia vlen të dihet më shumë. Bullgaria nuk është një përjashtim dhe gjatë qëndrimit të tyre tek ne, udhëtarët janë takuar me përfaqësues të kompanive prijëse të inovacioneve, të cilat punojnë në Ballkan dhe në të gjithë Evropën. Pavarësisht se kanë kaluar mijëra kilometra, të dy thonë se nuk kanë pasur asnjëfarë problemesh, derisa kanë qenë në rrugë dhe i gjithë udhëtimi  ka qenë organizuar shumë mirë. Përshtypjet e tyre nga Bullgaria janë shumë të mira dhe këtu u pëlqen shumë. Wijnand, vjen për herë të dytë tek ne dhe është i mahnitur nga trashëgimia e pasur kulturore dhe historike në qytetin Veliko Tërnovo, nga kryeqyteti Sofja, si dhe nga qytetet Bansko dhe Mellnik të cilët i ka vizituar përpara 3 muajve, në kuadrin e një udhëtimi tjetër të tij.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: roadtriproject.eu



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në shekullin e XIX-të, qyteti i Elenës u quajt „Bitlehemi Bullgar“

Turizmi i festivalit, romanca dhe natyra e pastër - njihuni me qytetin e Elenës dhe rrethinat e tij

Rajoni i malit Stara Pllanina përreth qytetit të Bullgarisë Veriore - Elena gëzon interes të pandërprerë turistik jo vetëm nga bashkatdhetarët tanë, por edhe nga shumë të huaj. Madje disa prej tyre vendosen këtu përgjithmonë, duke u bërë pjesë e..

botuar më 24-04-14 10.45.PD
Rumen Draganov

Pushimet e majit do t'i japin një shtysë të fortë sezonit turistik veror

Më shumë se 1 milion udhëtarë priten në Bullgari për Pashkët, tha për BTA Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Në një periudhë prej rreth 5 vitesh, Pashkët bien në fillim të majit, dhe zakonisht atëherë..

botuar më 24-04-09 11.54.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Japoni

Televizioni japonez promovon Bullgarinë si një destinacion turistik

Televizioni japonez Fuji TV filmoi episode të cilat ia prezantojnë Bullgarinë shoqërisë japoneze. Procesi i xhirimeve u krye në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë në Tokio, njoftoi përfaqësia jonë diplomatike. Nisma, e cila synon të..

botuar më 24-04-08 6.32.MD