Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Projekt rregullore parashikon heqjen e Standardit Shtetëror Bullgar për ushqimin e fëmijëve

Marijana Kukusheva
Foto: BGNES

Standardi shtetëror Bullgar nuk do të jetë i detyrueshëm për produktet për ushqim të fëmijëve midis 3 dhe 7 vjeç. Këtë e parashikojnë  ndryshimet në Rregulloren numër 6 për ushqimin e shëndetshëm të fëmijëve. Nga organizatat që punojnë në sektor vënë në dukje  se gjatë muajit qershor është arritur pajtim midis Këshillit Konsultativ pranë Ministrisë së Shëndetësisë për këtë, ushqimet për fëmijët të jenë në bazë të Standardit Shtetëror Bullgar, por më pas marrëveshja është ndryshuar.

“Mësuam se rregullorja do të parashtrohet për dikutim në Këshillin e Ministrave, por në të nuk ka kërkesë që të gjitha ushqimet - buka, mielli, qumështi, djathi, gjalpi, kaçkavalli, disa produkte të mishit, konservat, yndyrat bimore të jenë prodhuar në bazë të Standardit Shtetëror Bullgar. Standardet e afirmuara të degës dhe Standardi Shtetëror Bullgar janë të rëndësishme për të gjithë, sepse garantojnë cilësinë e lëndëve të para”, vuri në dukje në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Marijana Kukusheva nga Bashkimi Kombëtar i Prodhuesve të Bukës dhe të Ëmbëlsirave dhe shprehu bindjen  se prodhuesit dhe konsumatorët nuk do të lejojnë heqjen e Standardit Shtetëror Bullgar në prodhimin e ushqimeve për fëmijët.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria mbështetet nga 39% dhe nuk miratohet nga 29% e votuesve

Mbështetja për GERB është 26.0%. Lideri i partisë Bojko Borisov ka besimin më të lartë midis politikanëve me 24.4%, por gjithashtu mosbesim të konsiderueshëm me 49.4%, sipas një sondazhi përfaqësues të Agjencisë “Alpha Research” të kryer nga 15 deri..

botuar më 25-01-23 12.06.MD
Stanisllav Anastasov

Deputetët refuzuan të diskutojnë aktivitetet e OJQ-ve amerikane në parlament

Deputetët ndryshuan axhendën e Kuvendit Popullor. Me propozimin e "DPS - Fillimi i Ri", pika e parë e programit "për krijimin e një komisioni të përkohshëm për të hetuar ekzistencën e ndikimit të SHBA-së në Bullgari, duke përfshirë edhe përmes..

botuar më 25-01-23 11.39.PD

Parashikimi i motit për 23 janarin

Të enjten në mëngjes në ultësira, lugina dhe përgjatë lumit Danub do të ketë mjegull dhe dukshmëri të reduktuar, me vranësira të ulëta. Rreth mesditës dukshmëria do të përmirësohet, vranësirat do të çahen dhe zvogëlohen dhe do të vijojë mot kryesisht me..

botuar më 25-01-22 7.40.MD