Të gjesh një investitor, i cili është gati të sigurojë financim për kualifikim nuk është një detyrë e lehtë. Por pikërisht këtë arriti ta bëjë kompania bullgare Coursedot, e cila në vitin 2016 tërhoqi investim nga fondi Eleven, i financuar atëherë nga Fondi Evropian i Investimeve i Bashkimit Evropian. Mungesa e kuadrove në sektorin IT në tërë botën është problemi, mbi të cilin është përqendruar puna e kompanisë bullgare. Çdo gjë ka filluar në vitin 2013 pasi themeluesi i saj dhe drejtori ekzekutiv Teodor Panajotov është kthyer në Bullgari pas specializimit në Singularity University. Në moshën 20-vjeçare ai ka qenë një nga instruktorët më të rinj të certifikuar CCSI/ CCIE (certifikata më e lartë e Cisco-s). Atëherë klientët e mëdhenj korporativë kanë punuar me vetëm disa kompani për trajnim, të cilat nga ana e tyre kanë ofruar çmime tepër të larta për trajnime të njëjta. Për këtë arsye ai dhe ekipi i tij kanë krijuar një platformë me dhjetëra mijë trajnime të ndryshme. Pak nga pak kompania e Teodor Panajotovit zhvillohet dhe krijon mundësi të reja. Kështu është themeluar Coursedot Instructor Hub – një platformë që i bashkon instruktorët IT nga e gjithë bota, e cila u ofron atyre mundësi të shumta dhe të mira, të përshtatshme për kualifikimin e secilit praj tyre. Aktualisht kompania e bullgarit i këshillon korporatat e mëdha dhe i ndihmon jo vetëm në zgjedhjen e kursit dhe instruktorit të përshtatshëm, por dhe në organizimin e tërë procesit të kontrollit të cilësisë.
Gjermania mbetet partneri më i fortë ekonomik i Bullgarisë. Tregtia mes tyre për vitin 2024 arrin në 12 miliardë euro, tha Tim Kurt, president i Dhomës Gjermano-Bullgare të Industrisë dhe Tregtisë. Në pritjen e Vitit të Ri të Dhomës në Sofje, çmimet e..
Vetëm disa orë para se të betohet për një mandat të dytë si President i SHBA-së, Donald Trump tronditi komunitetin ndërkombëtar me lajmin se ai po lëshon kriptomonedhën e tij, të quajtur $TRUMP. Një precedent që ngjall shumë pikëpyetje për arsyen e krijimit..
Vetëm 8% e bullgarëve investojnë, krahasuar me një mesatare prej 24% për Bashkimin Evropian, dhe vetëm 24% kursejnë para, sipas një sondazhi të agjencisë sociologjike "Trend", të kryer me porosi të Finance Academy midis 1005 qytetarëve të rritur në..