Të gjesh një investitor, i cili është gati të sigurojë financim për kualifikim nuk është një detyrë e lehtë. Por pikërisht këtë arriti ta bëjë kompania bullgare Coursedot, e cila në vitin 2016 tërhoqi investim nga fondi Eleven, i financuar atëherë nga Fondi Evropian i Investimeve i Bashkimit Evropian. Mungesa e kuadrove në sektorin IT në tërë botën është problemi, mbi të cilin është përqendruar puna e kompanisë bullgare. Çdo gjë ka filluar në vitin 2013 pasi themeluesi i saj dhe drejtori ekzekutiv Teodor Panajotov është kthyer në Bullgari pas specializimit në Singularity University. Në moshën 20-vjeçare ai ka qenë një nga instruktorët më të rinj të certifikuar CCSI/ CCIE (certifikata më e lartë e Cisco-s). Atëherë klientët e mëdhenj korporativë kanë punuar me vetëm disa kompani për trajnim, të cilat nga ana e tyre kanë ofruar çmime tepër të larta për trajnime të njëjta. Për këtë arsye ai dhe ekipi i tij kanë krijuar një platformë me dhjetëra mijë trajnime të ndryshme. Pak nga pak kompania e Teodor Panajotovit zhvillohet dhe krijon mundësi të reja. Kështu është themeluar Coursedot Instructor Hub – një platformë që i bashkon instruktorët IT nga e gjithë bota, e cila u ofron atyre mundësi të shumta dhe të mira, të përshtatshme për kualifikimin e secilit praj tyre. Aktualisht kompania e bullgarit i këshillon korporatat e mëdha dhe i ndihmon jo vetëm në zgjedhjen e kursit dhe instruktorit të përshtatshëm, por dhe në organizimin e tërë procesit të kontrollit të cilësisë.
Shumica e kompanive austriake që kanë investuar në Bullgari presin që klima ekonomike në vend të mbetet e qëndrueshme (54%) ose të përmirësohet (13%) gjatë 12 muajve të ardhshëm.Këtë e tregoi “Anketa tradicionale e investitorëve austriakë në..
Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të konsumit) gjatë katër viteve të fundit (nga fillimi i vitit 2021 e deri më tani) është saktësisht..
Inflacioni për vitin 2024 është 2.2% krahasuar me një vit më parë, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Për muajin dhjetor, ky tregues është 0.4%.Inflacioni mesatar vjetor për periudhën janar 2024 - dhjetor 2024 krahasuar me periudhën janar 2023..