Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Daniella Kostova – piktorja e cila paketoi Ringturmin dhe studion stuhitë natyrore

Në fillim të verës një instalim artistik tërhoqi vëmendjen e vjenezëve – nga maja e kullës “Ringturm” u lëshua një fotografi e madhe е një bebeje kozmonaut, mbi skafandrin e të cilit është ulur një pëllumb i bardhë me krahë të hapur. Me projektin e vet “Ëndrra për të ardhmen” piktorja bullgare Daniella Kostova shkaktoi emocione të shumta pozitive, por dhe dha shkak për t’u menduar për simbolikën e krijimit të vet.

Vepra u paraqit mbi një godinë, të ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore, e cila simbolizon fillimin e ri. Kurse kjo e pasuron tregimin dhe u jep një kuptim shtesë mesazheve. Në këtë mënyrë pamja e fëmijës kozmonaut mund të konsiderohet si një impuls për zbulim, derisa shpendi pasqyron ëndrrën për fluturim. Kurse ideja për botën është e paraqitur si një lodër e vogël fëmijësh, e cila vërtitet vetëm në qoftë se pjesët e saj të veçanta janë në sinkronë. 

"Fotografova një lodër, e cila në ndonjë mënyrë e paraqet botën në ngjashmëri të elementeve të saj të ndërlidhur – thotë Daniella Kostova. Këto janë planetët, kozmonauti, raketa dhe që të gjitha ato punojnë vetëm në qoftë se gjenden në një balancë. Pikërisht kjo qe një nga mesazhet kryesore në vepër – balanca në natyrë dhe qëndrimi i njeriut ndaj botës. Përmasat dhe proporcionet po kështu kanë një rëndësi – bebja është tepër e madhe në krahasim me lodrën. Me fjalë të tjera bëhet fjalë për një ndryshim në perspektivë, si dhe se çdo gjë është relative në varësi të këndvështrimit dhe të pozicionimit. Ky fëmijë i madh mund të jetë simbol i shpresës, por njëkohësisht dhe simbol i frikës, me qenë se mendojmë se jemi më të mëdhenj se bota, kurse në fakt kemi bërë vetëm një hap i vogël, si hapi i bebes."

Si gërshetohet pamja ledhatuese e një bebeje e cila ëndërron për të ardhmen, me problemet globale, përpara të cilave jemi drejtuar – pa rëndësi se në cilën pikë të planetit jetojmë?

"Ky është një imazh përmbledhës i së ardhmes – perspektiva për fëmijët tanë, kozmosi si një vend për takim të shteteve të ndryshme, bile një farë thirrje për tolerancë përgjigjet piktorja. Sipas meje ne u japim një kredi të vogël fëmijëve, por ata e kanë forcën të frymëzojnë dhe të krijojnë premisa për ndryshim. E pamë para pak kohe, kur fëmijët nga e gjithë bota dolën në rrugë të protestojnë me apel ndaj politikanëve për t’i kushtuar vëmendje ngrohjes globale. Dhe e thanë pikërisht fëmijët, sepse pikërisht ata janë njerëzit, të cilët do të marrin përsipër pasojat nga ajo e cila ndodh në këtë moment. Kështu që mbase ka ndonjë farë pikë afruese me këtë problematikë."

Daniella Kostova jeton tanimë 18 vjet në Nju Jork, që ku e kupton botën më mirë për shkak të takimit me këtë shumësi të shoqërive, gjuhëve, sjelljeve. Ajo hyn në bashkëpunim me krijues nga fushat e ndryshme, duke krijuar një bisedë interesante jashtë specializimit të ngushtë dhe duke hapur dyer të shumta – drejt vetes dhe drejt publikut. 

"Prej njëfarë kohe merrem me temën për stuhitë natyrore – mbledh fotografi nga përmbytje të ndryshme, uragane në pikë të ndryshme të botës dhe i konsideroj si dukuri, të cilat i hapin sytë tanë për gjëra të padukshme në pamje të parë – tregon Daniella Kostova. Përfytyroni një shtëpi pa mure dhe krejt papritur çdo gjë çvishet dhe gjërat ndryshojnë. Vëreja se çfarë ndodhte përreth – uraganet në Porto Riko, në Teksas si një efekt nga veprimtaria e njeriut. Është interesante të shikosh sesi në një shtet, në të cilin njerëzit janë mësuar me një komfort, një dukuri e tillë i nxjerr nga bilanci dhe tregon natyrat e tyre të ndryshme në varësi nga reagimet e tyre."

Piktorja e ilustron këtë botë, e cila është duke u shpërbërë, në veprën e vet të fundit “Toka më e lartë”. Në të, një kauboj i vetëkënaqur është i ulur në një kolltuk të kuq me pije dhe telefon në dorë, derisa rreth tij çdo gjë shkatërrohet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nicola Zambelli dhe Maria Makedonska

Ruajtja e riteve dhe porosive të paraardhësve tanë na ndihmon të rizbulojmë rrënjët tona

Një histori si një film - ne shpesh themi me vete kur na tregohet një histori e jashtëzakonshme ose dëgjojmë një të tillë nga tavolina fqinje në një kafene. Por është pikërisht kinemaja ajo që duket se e ndihmon njeriun e sotëm të varur në mënyrë..

botuar më 25-01-05 10.05.PD
Daniell Spasov

Daniell Spasov për kuptimin e harruar të traditës "Koleduvane"

Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve) dhe qëllimin e tyre, dhe flitet pak për to, madje në shumë raste ato që thuhen janë të gabuara. Por..

botuar më 24-12-26 6.05.PD

Skulptori Jusein Jusuf shndërroi një shatërvan në një galeri në mes të pyllit

Si një galeri arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçe, rajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..

botuar më 24-12-22 7.05.PD