Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Teatri Operistik i Stara Zagorës para publikut të Sofjes – pas premierës në Itali dhe para fillimit të sezonit të ri

“Jemi të lumtur se kemi mundësi të realizojnë shfaqje aq interesante. Falënderojmë bashkinë e Stara Zagorës dhe Ministrinë e Kulturës për përkrahjen e vazhdueshme” – këto janë fjalët e drejtorit të Teatrit Operistik të qytetit Stara Zagora – Ognjan Draganov, i cili gjatë viteve të fundit nuk pushon së befasuari me idetë e tij, projektet dhe pikëpamjet e pazakonshme. Nën drejtësinë e tij Teatri Operistik i Stara Zagorës fiton popullaritet tek ne dhe jashtë vendit. Në këtë proces pjesëmarrje aktive ka dhe këngëtarja bullgare me famë botërore Veselina Kacarova, e cila që nga viti 2016 është drejtoresha artistike e operës dhe punon për prestigjin e këtij institucioni dhe të qytetit të saj të lindjes – Stara Zagora. Në fund të shtatorit nëTeatro Lirico di Cagliari  në Itali u zhvillua premiera e operës “Atila” të Verdit – një prodhim i përbashkët i teatrit operistik të Stara Zagorës dhe atij italian. Për këtë operë ekipi bullgar ka përpunuar rreth 200 kostume, dekore dhe rekuizitë, që pastaj do të vijnë dhe në Bullgari.


“Mund të them se jam krenar me faktin se jemi përfshirë në një projekt me përmasa aq të mëdha – thotë zoti Draganov.  Teatro Lirico di Cagliari është një nga më të mirët në Itali me drejtor Claudio Orazi. Ideja lindi para tri vjetësh në një takim të improvizuar me të dhe me skenografin Salvatore Russo. Mund të them se më 27 shtator teatri ynë operistik u prezantua në mënyrë të denjë si pjesë e skenografisë dhe kostumeve. Le të kujtojmë se bëhet fjalë për mundësi më të mëdha financiare, sesa i kemi ne dhe për një teatër me bazë më të madhe materiale. Artistët në skenë janë ndër më të mirët aktualisht: Susanna Branchini  (në rolin e Odabelës), Mikheil Sheshaberidze (në rolin e Forestos), basi me famë botërore Marco Spotti (Atila) etj. Regjisori është Enrico Stinchelli, autori i skenografisë dhe kostumeve është Salvatore Russo. Ngjarja ishte pasqyruar shumë në mediat në Itali dhe për fat të mirë për teatrin tonë operistik flitej shumë”.

Më 25 tetor 2019  për herë të parë do ta shënojmë Ditën Botërore të Operës (World Opera Day). Ideja për këtë ditë erdhi nga organizata Opera Europa, por në nisëm do të përfshihen OPERA America dhe Ópera Latinoamérica, festën do ta shënojmë dhe në Bullgari. Prandaj dita është zgjedhur dhe për fillimin zyrtar:

“Fillojmë sezonin e ri në Ditën e Operës me “Toska” dhe me këngëtaren Svetlla Vasileva në rolin kryesor.  – vazhdoi Ognjan Draganov. Për këngëtaren e shquar kjo do të jetë pjesëmarrja e saj të parë në një shfaqe bullgare. Pavarësisht se ajo është bullgare, karrierën e saj ajo e zhvillon jashtë Bullgarisë dhe tek ne ka ardhur vetëm si mysafire në koncerte të ndryshme. Bëmë një urë mes teatrit dhe operës. Në fillim aktorja Bojka Vellkova do të prezantojë një Stand Up Show dhe pastaj do të fillojë vetë opera. Dirigjenti është Ivajllo Krinçev, marrin pjesë Niko Isakov dhe tenori rumun Daniel Magdal. Fillojmë dhe sezonin tonë të 15-të të baletit me “Liqenin e Mjellmës”. Në rolin e Princit Zigfrid është  Denys Cherevychko – ylli i baletit të Wiener Staatsballet.Partnerja e tij do të jetë balerina jonë e parë Anelija Dimitrova. Para kësaj do të jemi në skenën e Sofjes (më 13 tetor) me “Italianen në Algjeri” – një spektakël të përbashkët me Teatrin Operistik të Shkupit. Muzika është shumë interesante, e interpretuar me mjeshtëri të jashtëzakonshme. Ia vlen të dëgjohet për shkak të këngëtarëve e mirë që marrin pjesë. Regjisorja është austriakja Ursula Horner, dirigjenti përsëri është Ivajllo Krinçev. Ky është spektakli i fundit, pastaj dekoret do të kthehen në Shkup.


Sa i përket premierës italiane të “Atilës” – një shfaqje në Stara Zagora në stadiumin e qytetit është parashikuar më 14 korrik 2020. Ky do të jetë edicioni i tretë i spektakleve “Opera në Stadium”.


Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: operasz.bg и teatroliricodicagliari.it



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzikanti Dimitër Atanasov: Le t’u bëjmë një bilanc veprave të mira që kemi bërë për të tjerët

Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e Krishtlindjeve - është në zemrat, në dritat, dekorimet dhe .... në këngët. “Për të gjithë ne ditët e ndritura të..

botuar më 24-12-27 6.30.PD

"Ngjitës për mjekrën" - kënga për Krishtlindje që këndohet edhe gjatë verës

"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur shpejtësinë me të cilën lëvizim akrepat e orës së përditshmërisë sonë... Stefan Vëlldobrev njihet..

botuar më 24-12-26 7.10.PD
Kirill Mariçkov

Një Vatër e re e Kulturës në kryeqytet do të mbajë emrin e muzikantit Kirill Mariçkov

Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock bullgare Kirill Mariçkov . Këtë e bëri të ditur për BNR ish-prezantuesja e një prej emisioneve të..

botuar më 24-12-25 4.14.MD