Bullgaria mori pjesë në ekspozitën më të madhe të ushqimeve në botë, e cila zhvillohet një herë në dy vjet në Këlln të Gjermanisë. Para Radios Kombëtare Bullgare Antoaneta Bozhinova, drejtoresha ekzekutive e Bashkimit të Përpunuesve të Frutave dhe Perimeve, e cila ka marrë pjesë në ekspozitë tha se kjo është “një vitrinë botërore e ushqimeve”. Tetë kanë qenë firmat bullgare pjesëmarrëse në të dhe një pjesë prej produkteve të tyre kanë qenë në segmentin më të lartë të tregut evropian – produktet biologjike. Interes të madh kanë provokuar produktet tona të thara, të cilat janë një tendencë aktuale në treg. 160 000 vizituesit e ekspozitës patën mundësi të njihen me produktet tona autentike si ljutenica (salcë me domate dhe speca) dhe kosi.
Të enjten do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi lindor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 20°, në Sofje 13°. Maksimumi do të jetë nga 29 deri në 37°, në kryeqytet 31°. Do të jetë me diell..
Kuvendi Popullor me votat e GERB-SDS, PP-DB dhe DPS hodhi poshtë propozimin e "BSP për Bullgarinë" që një pjesë e pajisjeve për Centralin Atomik Elektrik "Belene" të shfrytëzohen për zëvendësimin e gjeneratorit të tretë të avullit nga blloku i 6-të i..
Qeveria e përkohshme lejoi ushtrinë bullgare të trajnojë ushtarë ukrainas në territorin e vendeve anëtare të NATO-së. Në arsyetimet theksohet se me këtë vendim vendi ynë shpreh mbështetjen për Ukrainën, mbron vlerat euroatlantike dhe forcon..
Kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, tha se do të pranonte të bëhet sërish ushtrues detyre i kryeministrit nëse këtë post do t'ia caktonte..
Një vatër e re e zjarrit të madh në pjesën greke të malit Sllavjanka kaloi kufirin dhe zgjeroi perimetrin e zjarrit në 1200 dynymë në territorin..
Komisioni Parlamentar i Mbrojtjes ka dhënë dritën jeshile për blerjen e sistemit gjerman të mbrojtjes ajrore IRIS-T SLM. Vendimi u mbështet në lexim të..