Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria ndërpret marrëdhëniet e saj me Bashkimin Bullgar të Futbollit

| rinovuar më 19-10-15 4.05.MD
Foto: BGNES

Qeveria ndërpret marrëdhëniet e saj me Bashkimin Bullgar të Futbollit, duke përfshirë dhe ato financiare, deri në dorëzimin e dorëheqjes së kryetarit të tij Borisllav Mihajllov. Këtë e tha Ministri i Rinisë dhe Sportit Krasen Kralev në një briefing në Këshillin e Ministrave. Ai vuri në dukje se gjatë disa viteve të fundit qeveria bullgare ka bërë shumë për zhvillimin e futbollit bullgar, janë ndërtuar fusha të reja futbolli, janë siguruar mjete për zhvillimin e skuadrave për fëmijët dhe adoleshentët. Vendimi u mor pas ndeshjes së kualifikimeve për EURO 2020, e cila u luajt dje në Sofje midis Bullgarisë dhe Anglisë dhe mbaroi me rezultat 0:6. Kjo është humbja më e rëndë e Bullgarisë si mikpritëse në një ndeshje zyrtare. Ndeshja ishte quajtur “një spektakël shqetësues dhe helmues” nga mediat angleze, për shkak të brohoritjeve raciste të tifozëve bullgarë ndaj rivalëve. Asociacioni i Futbollit në Angli i bëri thirrje UEFA-s për të hetuar ngjarjen, ndërsa Kryetari i Bashkisë së Londrës Sadiq Khan i drejtoi apel Centralit Evropian të Futbollit nëpërmjet Twetter për tërheqjen e Bullgarisë nga të gjithë turnetë zyrtarë.

Presidenti i Bashkimit Bullgar të Futbollit Borisllav Mihajllov deklaroi se nuk do ta japë dorëheqjen e kërkuar nga Kryeministri Bojko Borisov. Ditën e premte Bashkimi Bullgar i Futbollit do të ketë mbledhje dhe pas kësaj Mihajllov do t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve të mediave, bëri të ditur Radioja Kombëtare Bullgare.

Mirëpo, pak më vonë u njoftua se Presidenti i Bashkimit Bullgar të Futbollit Borisllav Mihajllov ka dhënë dorëheqje. Ajo do të parashtrohet para anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv në mbledhjen e së premtes, shënohet në sajtin e Bashkimit Bullgar të Futbollit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov mbetet në mesin e 10 tenistëve më të mirë në botë

Grigor Dimitrov ruajti vendin e dhjetë në renditjen botërore të tenistëve të publikuar sot, ndërsa për femra Viktoria Tomova u ngjit me gjashtë pozita në renditje. Dimitrov u kthye në top 10 më 1 prill dhe vazhdon të mbetet në dhjetëshen e parë...

botuar më 24-06-10 11.04.PD

Në një ndeshje miqësore Bullgaria përfundoi me rezultatin baras kundër Sllovenisë

Kombëtarja bullgare e futbollit përfundoi 1:1 ndaj Sllovenisë në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Lubjanë. Kjo është ndeshja e gjashtë e kombëtares nën drejtimin e Ilian Iliev, në të cilat shënuan pesë barazime – me Hungarinë, Serbinë,..

botuar më 24-06-09 3.51.MD
Viktoria Tomova

Viktoria Tomova do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Paris

Tenistja jonë më e mirë Viktoria Tomova do të garojë në Lojërat Olimpike në Paris, njoftoi Federata Bullgare e Tenisit. Të hënën do të shpallen zyrtarisht pjesëmarrësit single, por tashmë është e qartë se mes tyre është edhe tenistja bullgare..

botuar më 24-06-06 11.39.PD