Folklori është një trashëgimi e madhe jo materiale e popullit tonë, ai është kaq i larmishëm dhe specifik për pjesët e ndryshme të vendit tonë, saqë ia vlen të njihet nga çdo një bullgar. Me idenë se shfaqjet , të cilat prezantojnë traditat dhe festat popullore, nuk duhet të shërbejnë vetëm për atraksion për turistët e huaj, por të arrijnë deri në një auditor më të madh bullgar, në fshatin Çavdar, në afërsi të Sofjes, krijuan qendrën e parë interaktive për nga lloji i vet për folklor burimor. Çdo gjë aty është bërë me mjetet më moderne për vizualizim, me instalime interaktive, me lojëra kompjuterike dhe prezantime me mjetet bashkëkohore të skenave nga jeta në fshat.
Qendra përfshin një shtëpi të restauruar të vjetër fshatare dhe një ndërtesë të re me dy salla për ekspozim, ku të dyja godinat janë në harmoni dhe e plotësojnë njëra-tjetrën. Vlerësimi i specialistëve është se kemi një objekt inovativ në sferën e kulturës, i cili nuk e lë spektatorin pasiv, por propozon mundësi për dëfrim në fushën e folklorit.
Përgatitja e projektit “Qendra folklorike e fshatit Çavdar” ka zgjatur 3 vjet. Iniciativa ka qenë e vatrës vendase të kulturës “Nadezhda” /Shpresa/ dhe e kryetarit të bashkisë Penço Gerov. Njëra palë kanë dashur që të ketë një skenë përfaqësive, në të cilën të tregojnë programin e pasur amator të vatrës së kulturës, kurse bashkia e ka përkrahur projektin, sepse e ka potencialin të tërheqë shumë turistë në fshat. Bashkia Çavdar është më e vogla në qarkun e Sofjes, por është mes 10 bashkive të para për nga zhvillimi i turizmit në Bullgari.
“Ajo e cila bën një përshtypje më të madhe dhe është më motivuese për mua si etnolog dhe folklorist qe entuziazmi i banuesve vendas, bashkëpunimi midis administratës bashkiake, vatrës së kulturës, amatorëve dhe të gjithë njerëzve në fshat” –thotë docentja doktoresha Vanja Mateeva:
“Pavarësisht nga vështirësitë e shumta, të cilat i përballoi administrata e bashkisë, kjo qendër folklorike është fakt. Do të dalloja iniciativën dhe organizimin e njerëzve në fshatin Çavdar, që të mund të realizohet një projekt i përbashkët. Këto përpjekje të tyre janë në themel që të ruhet trashëgimia jo materiale e kësaj krahine. Pavarësisht nga ndryshimet në mënyrën e jetesës gjatë kohës, këtu traditat janë të gjalla dhe të qëndrueshme. Çdo gjë ruhet me çmimin e punës së kryer dhe me paratë e njerëzve. Përfshi dhe të pensionistëve, të cilët jetojnë në mangësi në shtetin tonë, por japin kur duhet të organizojnë ndonjë ngjarje në lidhje me ruajtjen e traditave në bashkësi”.
“Etapa e parë e projektit ishte lidhur me godinën – qëtë shtohet ndaj godinës tanimë ekzistuese me arkitekturë tipike fshatare për këtë krahinë nga rajoni i malit Sredna Gora. Afër saj në oborr vendosëm sallën e ekspozimit, të cilën duhej ta projektonim, pa pasur ndonjë ide se cila do të jetë përmbajtja” - thotë arkitektja Kristina Stefanova:
“Isha tërhequr nga sfida – krijoj një produkt të ri turistik në Bullgari. Ishte di[kaunike se mundëm të punojmë mbi të gjithë procesin – që nga ndryshimi i planit të fshatit, përmes restaurimit të godinës së vjetër dhe krijimit të e një ekspozite të re interaktive. Mundëm të ruajmë një nga dhomat në pamjen e saj autentike, në oborr restauruam dhe pusin e vjetër. Krenohemi me këtë, se këtu kemi bërë godinën e parë shoqërore etnografike, të ndërtuar në Bullgari. Konstruksioni përbën një skelet prej betoni të armuar me shtresa të ndryshme të izolimit, i rrethuar me një “veshje” prej llamarine, e cila krejtësisht e mbyll dhe e izolon godinën. Ruajtëm marrëdhënie të ngrohta miqësore me të gjithë nga fshati dhe vullnetarët , të cilët ndihmuan në procesin e krijimit dhe të pajisjes së Qendrës. Kjo qe më e rëndësishmja, jo thjesht të krijojmë një objekt të ri turistik, por njerëzit nga fshati Çavdar ta njohin si një pjesë nga fshati, ta duan dhe ta ruajnë, sepse këtu është ruajtur i gjithë kujtimi i tyre fisnor”.
Godina e fshatit Çavdar, e projektuar nga ekipi i arkitektes Kristina Stefanova, është mbajtëse e Dekoratës së publikut në konkursin arkitekturor bullgar WhATA Awards për vitin 2018.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: folklorecenter.bgMe 20 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas besimeve, dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë nga kjo ditë. Edhe në këngët popullore thuhet:“Filluan dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit”. Në kalendarin..
Tetë tradita autentike bullgare dhe aftësi të përcjella brez pas brezi nga pjesë të ndryshme të vendit u bënë pjesë e Listës Përfaqësuese Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe kështu u bënë pjesë e "Thesareve të gjalla njerëzore" të..
Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..