Marrëveshja e pjesshme tregtare mes SHBA-së dhe Kinës është një lajm, i cili mund të përshëndetet, por nuk mund ta heqë efektin negativ mbi ekonominë botërore nga lufta tregtare mes të dyja vendeve, deklaroi sot drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar bullgarja Kristalina Georgieva. “Kemi nevojë jo vetëm për armëpushim, kemi nevojë për paqe tregtare”, nënvizoi ajo.
Më herët sot Ministria kineze e Tregtisë shpalli se negociatat tregtare të vendit me SHBA po ecin në “drejtim pozitiv”.
Para gazetarëve Georgieva përshëndeti dhe marrëveshjen për Brexit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe nënvizoi se ky është një “lajm i mirë”.
Ministri grek i mbrojtjes Nikos Dendias njoftoi se Greqia, Bullgaria dhe Rumania do të krijojnë një korridor ushtarak në krahun lindor të NATO-s. "Me kolegët e mi bullgarë dhe rumunë Atanas Zaprjanov dhe Angel Tilvar, nënshkruam në margjinat e..
Grupi parlamentar i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) përjashtoi 17 deputetë. Në mesin e tyre është edhe bashkëkryetari Xhevdet Çakërov. Vendimi u lexua në sallën plenare nga nënkryetarja e Kuvendit, Rosica Kirova. Të gjithë të përjashtuarit..
Kryetari i nderit i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), Ahmed Dogan, në një apel drejtuar të gjithë përkrahësve të partisë, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Grupit Parlamentar, Deljan Peevski dhe të pesë personave të tjerë të shquar nga..