Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një itinerar i ri çiklistik na takon me bukuritë e krahinës së qytetit Trën

“VeloErull” – kështu quhet itinerari i parë malor në bashkinë e qytetit Trën në Bullgarinë Perëndimore, i cili jep mundësi që të afrohemi deri tek magjia e njërit prej skajeve më të bukura të Bullgarisë. Inaugurimi zyrtar i trasesë me një gjatësi të përgjithshme rreth 56 kilometra është ditën e shtunë 19 tetor. Ajo është e përbërë prej dy pjesëve me pikënisje në fshatin e bukur Gllogovica, të vendosur në rreth 15 kilometra nga qyteti Trën.

Kjo krahinë, përpara ndryshimeve demokratike qe pothuajse krejtësisht e panjohur, por sot bëhet gjithnjë e më e njohur mes adhuruesve të natyrës së egër dhe të maleve, arkeologjisë dhe turizmit fetar. Është e udhës të përmendim se paraqitja gjithnjë e më e shpeshtë në listën e vendeve, të cilat duhet të vizitohen medoemos, është fryt jo i politikës qëllimore të shtetit, por rezultat i një atdhedashësie, ndërmarrësie, dhe një pune këmbëngulëse dhe të gjithanshme të popullsisë vendase. Në këtë mënyrë paraqitet dhe “VeloErull”.

Ideja lindi në mënyrë fare spontane gjatë kohës së njërës prej ngjitjeve malore, të cilat ne i organizojmë. Ajo vërtitej disa muaj në kokat tona  derisa një ditë ne vendosëm të aplikojmë për një projekt për financimin e iniciativave të ngjashme të Ambasadës së Francës në Bullgari” – tregon Rumjana Bojanova nga shoqata turistike e qytetit Trën.

Projekti i shoqatës u miratua dhe puna filloimenjëherë.

Rreth krijimit të itinerarit punuam shumë rreth 2 muaj. Ndihma të cilën e morëm nga Ambasada Franceze, është financiare – për shenja, tabela, për tablo informacioni dhe materiale të tjera, kurse puna është krejtësisht vullnetare – nga anëtarët e shoqatës turistike të qytetit Trën” – saktëson Rumjana.

Traseja e re kalon përmes pyjeve të lashta të ahut, fushave, luadheve... Ajo është mjaft e larmishme dhe është e përshtatshme për njerëz me një nivel të ndryshëm të përgatitjes – nga fillestarët deri tek çiklistët e përparuar dhe profesionalistët në çiklizmin malor.

Nga Gllogovica itinerari vazhdon drejt një fshati tjetër po kaq piktoresk – Erull, i cili me 1200 metrat e veta mbi nivelin e detit, është më i larti në bashkinë e qytetit Trën.

Sipas fjalëve të Rumjana Bojanovës: “Vendet, të cilat mund të shihen nëpër itinerarin çiklistik, janë nga më të larmishmet - përfshi këtu dhe kisha, manastire në disa nga fshatrat. Për shembull, Manastiri i Erullit i shkatërruar shumë herë me radhe dhe i rimëkëmbur përsëri me emrin “Shën Triada” me një arkitekturë karakteristike për shekullin e 11-14, manastiri “Fjetja e Shën Mërisë” rreth fshatit Velinovo, mbase i ndërtuar dhe i pikturuar në fund të shekullit të 15 në fillim të shekullit të 16. Kalohet po kështu përmes disa fermave biologjike në Erull, ku mund të shikohet aty për aty si prodhohen perimet biologjike, mjalti, djathi dhe kaçkavalli dhe të provohen, si dhe përmes majave kureshtare përmes të cilave mund të shikohen pamje të maleve nga gjysma e Bullgarisë dhe gjysma e Serbisë. Mes tyre është Golemi Vrëh (1481metra), i cili devijon nga itinerari por po të keni dëshirë mund ta vizitoni”.

Një pikë tjetër nëpër rrugë është fshati Businci, i njohur për qeramikën e vet dhe për Muzeun, i cili i kushtohet këtij zanati, i cili pronëson një nga koleksionet më të pasura të qeramikës së vjetër në Bullgari. Me një devijim prej 1 kilometri nga traseja mund të vizitohet Muzeu i Kosit në fshatin Studen Izvor, në të cilin ka një ekspozitë të posaçme, e cila i kushtohet doktorit Stamen Grigorov – zbuluesi i bakteriës lactobacillus bulgaricus, e cila shkakton fermentimin e qumështit dhe i jep një shije specifike.

Turistët të cilët janë adhurues të çiklizmit mund të gjejnë dhe vende të shumta për të qëndruar, për të pushuar dhe për të ngrënë dhe të tilla ku mund të blihen produkte vendase.

Periudha më e përshtatshme për kalimin e itinerarit “VeloErull” është nga muaji maj deri në muajin shtator, rekomandon Rumjana Bojanova.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci do të transformohet në një teleferik me ulëse

Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..

botuar më 24-11-24 8.05.PD

Shkretëtira mistike bullgare - Gurët e Drejtë fshehin enigma të shumta

Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...

botuar më 24-11-23 10.35.PD
Foto: Shoqata Bullgaro-Kineze - Smoljan

Fshati i Rodopeve Momçillovci tërheq turistë nga Kina përgjatë Rrugës së Qumështit

Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..

botuar më 24-11-18 10.08.PD