Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva është për vizitë pune në Moskë

Ministrja Zaharieva
Foto: BGNES

Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva është për vizitë pune në Moskë me ftesë të homologut të saj rus Sergej Llavrov. Në qendër të takimeve do të jetë zhvillimi i bashkëpunimit dypalësh në energjetikë, ekonomi, turizëm dhe transport. Ndër temat kryesore të bisedimeve është vazhdimi i ndërtimit të gazsjellësit “Rryma Turke” përmes territorit të vendit dhe rifillimi i projektit të centralit atomik “Belene”. Vizita e punës e Ekaterina Zaharieva në Moskë është e para që prej tetë vitesh e një ministri bullgar të punëve të jashtme në kryeqytetin rus.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radostin Vasilev

MEÇ kërcënon me bllokada dhe protesta nëse grupi i tyre parlamentar nuk njihet

Nëse më 26 mars nuk ka një grup parlamentar të Partisë “Moral, Bashkim, Nder” (MEÇ), do të fillojmë bllokada, tha në një konferencë për media lideri Radostin Vasilev. Ai ka kërkuar dorëheqjen e kryetares së Kuvendit Popullor Natalija Kisellova...

botuar më 25-03-21 12.26.MD

Ka shpresë se në fund të vitit do të fillojë ndërtimi i një tuneli nën Shipka

Një projekt i madh infrastrukturor në Bullgari po ecën përpara - tuneli nën majën Shipka në malin Stara Pllanina, i konceptuar 120 vjet më parë, do të ketë një projekt teknik të gatshëm këtë vit. Nëse miratohet, ndërtimi i objektit do të fillojë..

botuar më 25-03-21 11.25.PD

Kuvendi Popullor miratoi buxhetin e shtetit dhe vendosi një deficit 3% në raport me PBB-në

Pas një seance 22-orëshe, Kuvendi Popullor miratoi buxhetin e shtetit për vitin 2025. Objektivi i të ardhurave është 45.5 miliardë euro (90 miliardë leva). Kostot janë 48.6 miliardë euro (96 miliardë leva). Deficiti është 3% e PBB-së dhe nuk..

botuar më 25-03-21 8.57.PD