Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dy përvjetorë të rëndësishëm shënohen në një koncert të madh

Sonte në sallën “Bëllgaria” adhuruesit e muzikës mund të dëgjojnë një koncert interesant me pjesëmarrjen e disa formacioneve – Filarmonisë së qytetit Pleven, Korit Kombëtar Filarmonik “Svetosllav Obretenov” dhe Ansamblit të Perkusive “Akcent” nga qyteti Pleven.  Solistë janë sopranoja Marija Cvetkova-Madxharova dhe tenori Ljubomir Djakovski. Pjesëmarrja e tyre parashikohet për pjesën e dytë të programit. Pjesa e parë kushtohet përvjetorit të 25-të të formimit të Ansamblit të Perkusive “Akcent”, solistët e të cilit punojnë dhe jetojnë jashtë shtetit – Vasilena Serafimova, Vlladimir Petrov, Vlladisllav Vërbanov, Evelin Genova. Nxënës nga Shkolla Kombëtare e Arteve “Panajot Pipkov” në qytetin Pleven dhe studentë nga Akademia Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigerov” bashkë me mësuesin e tyre dhe themelues i formacionit “Akcent” Simeon Serafimov do të prezantohen me ekzekutime të tyre. Koncerti i është kushtuar edhe një përvjetori tjetër. Më shumë hollësi sjell organizatori i tërë programit Svllavill Dimitrovi, dirigjent i Korit Kombëtar Filarmonik:

Gjatë kësaj stine muzikore shënojmë edhe përvjetorin e 75-të nga formimi i Korit Kombëtar Filarmonik “Svetosllav Obretenov” ose siç e dinë njerëzit Kapela Korale Bullgare. Përveç të gjitha veprimtarive lidhura me këtë vjetor parashikojmë edhe tri cikle të koncerteve. Dy janë me Filarmoninë e Sofjes, ndërsa i treti – me Filarmoninë e qytetit Plleven. Më 21 tetor me ekzekutimin e veprës “Katuli Karmina” nga Karll Orf e hapim ciklin. Vepra “Katuli Karmina” Catulli Carmina (Songs of Catullus) ekzekutohet rrallë herë, megjithëqë bashkë me veprën “Karmina Burana” Carmina Burana dhe kantatën “Triumfi i Afroditës” Trionfo di Afrodite përbëjnë një trilogji. Veprën e kompozitorit Karll Orf e ekzekutojmë në pjesën e dytë të programit ndërsa në të të parë – suitën “Karmen” nga Bize-Shçedrin bashkë me Filarmoninë e Plevenit dhe Ansamblit të Perkusive “Akcent”. Më 24 tetor do të jetë koncerti i parë kushtuar jubileut të korit tonë. Gjatë kësaj stine krijuese kemi në plan të interpretojmë rekuiemët e Verdit dhe Gabreill Fores. Në fund të stinës është premiera e Sifmonisë së Shtatë nga Kshishtof Penderecki Krzysztof Penderecki “Shtatë portet e Jerusalemit” nën drejtimin e autorit.

Përsa i përket bashkëpunimit të Korit “Svetosllav Obretenov” me Filarmoninë e qytetit Pleven mund të them, se tashmë kemi disa koncerte të përbashkëta – vazhdon Svllavill Dimitrovi. – Kemi në plan të realizojmë një program me fragmente të operave në fillim të nëntorit. Koncerti i fundit nga cikli me Filarmoninë e Plevenit do të jetë në shkurt 2020. Atëherë nën drejtimin e Jordan Kamxhallovit do të prezantojmë Mesën № 3 nga Brukneri."

Një theks interesant në koncertin e sotëm do të jetë ekzekutimi i Ansamblit “Akcent” me të cilin muzikantët shpresojnë të befasojnë publikun.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grupi Vokal “Radiodeca” sjell magjinë e Krishtlindjes

Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..

botuar më 24-12-12 6.15.PD

“Zëri i qetë” dhe mesazhi që të mos kesh frikë të jesh i dobët

Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..

botuar më 24-12-11 6.20.PD

"Në izolator"- një këngë e lindur nga përvoja e jetikës

Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..

botuar më 24-12-10 10.43.PD