Në ditën e dytë nga vizita e vet në Japoni, presidenti i Bullgarisë Rumen Radev mbajti leksion në universitetin “Tojo” për rolin e studentëve në proceset globale dhe zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale. Udhëheqësi i shtetit theksoi se brezi i ri sot duhet të përballojë sfidat e mëdha si ndryshimet në klimë, zhvillimi i qëndrueshëm dhe ndërtimi i lidhjeve vetëmohuese midis popujve dhe midis qeverive. Presidenti theksoi po kështu se Bullgaria dhe Japonia janë të ndara prej mijëra kilometrave, por pavarësisht mes dy popujt ka lidhje të forta shpirtërore, të cilat u kanë rezistuar sprovave të kohës. U zhvillua dhe një takim me studentë dhe pedagogë nga Bullgaria. Presidenti qe i dekoruar me titullin e nderit “Doktor honoris kauza” të shkollës së lartë.
Bullgaria mban zi për humbjen e jetëve njerëzore në rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve të linjave ajrore të Azerbajxhanit në Kazakistan. Këtë e shkroi presidenti Rumen Radev në profilin e tij në rrjetin social “X” me rastin e rrëzimit të avionit që..
Për të pestin vit radhazi, Etydet e Sofjes/Skicat e Sofjes kënaqën qytetarët e Sofjes me dhuratat e vendosura në statujat e qytetit. Çdo vit fotografi Ivan Shishiev dhe gruaja e tij blejnë libra për banorët e Sofjes, i paketojnë dhe i vendosin pranë..
Sipas një sondazhi të BNT, bullgarët lënë mënjanë nga 25 deri në 150 euro për të surprizuar të dashurit e tyre me dhuratat e Krishtlindjeve. Rrobat dhe pajisjet elektronike janë mallrat më të preferuara. Tregtia në internet shënoi rritje në dhjetor,..
Mbrëmjen e 25 dhjetorit në Teatrin Kombëtar “Ivan Vazov” nën patronazhin e kreut të shtetit do të zhvillohet edicioni i njëzet e dytë i shfaqjes bamirëse..
Të martën do të mbajë mot i vranët, në shumë vende do të ketë reshje shiu. Në rajonet lindore reshjet do të jenë të konsiderueshme. Në zonat e..
Policia Metropolitane po shton praninë e policëve në festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, njoftoi Drejtoria Metropolitane të Punëve të Brendshme. U..