Fondi Evropian i Investimeve, pjesë e grupit të Bankës Evropiane të Investimeve, lidhi marrëveshjen e parë për sigurimin e mikrofianncimit në Bullgari në kuadrin e një programi të KE-së, bëri të ditur KE-ja. Pritet që marrëveshja t’i ndihmojë sipërmarrësit e vegjël bullgarë. Parashikohet që 320 shoqëri bullgare të marrin akses tek shuma prej 5 mln eurosh. Mjetet do t’u drejtohen kryesisht shoqërive të krijuara nga sipërmarrësit e vegjël, femrat, zanatçinjtë dhe bujqit e vegjël dhe do të mund të absorbohen nëpërmjet Bankës Bullgare për Zhvillim, agjencitë e punës, platformat e ndryshme për kreditim online. Shënohet se përmasa e huave të livruara mund arrijë 25 000 euro.
Të enjten do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende do të ketë reshje shiu për një kohë të shkurtër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 25°, në Sofje 18°. Maksimumi do të jetë..
Partia Socialiste Bullgare (BSP) nuk do të marrë pjesë në bisedimet me Lëvizjen për të Drejta dhe Liri (DPS) për mandatin e dytë, njoftoi qendra e shtypit e së majtës. Qëndrimi i së majtës i është drejtuar kryetarit të grupit parlamentar të DPS-së,..
Kryetari i Grupit Parlamentar të GERB-SDS, Bojko Borisov, i dërgoi një refuzim zyrtar DPS-së dhe konfirmoi qëndrimin e koalicionit se nuk do të marrë pjesë në negociatat për formimin e qeverisë me mandatin e dytë. Në një njoftim për shtyp të GERB..