Heronj përrallorë, të brishtë si kujtimet fëmijërore... Miniaturat prej letre të Veliana Simeonovës na kthejnë në botën e ekstravagancës, të magjive dhe të bukurisë. Mënyra e vetme që të mund t’i mbajmë dhe t’i ruajmë është kur shikojmë përmes syve të një fëmije dhe pas kësaj si një herbarium me lule aromatike, i vendosim midis faqeve të një libri të preferuar të imagjinar në zemrën tonë.
Bloggerja Veliana Simeonova u jep trup dhe shpirt heronjve nga përrallat e veta të dashura nga fëmijëria. I punon prej letre me teknikën “papie mashe” - petëzim dhe vendosje e shtresave njëra mbi tjetrën, me durimin e krijuesit, i cili do që t’i japë më të mirën fëmijës së vet. Pipi Çorapegjata, Jan Bibijan, Alisa dhe Kapelë bërësi, princesha japoneze, zanat bullgare, Vajza e pa lindur, Sirena e vogël, Meri Popinz, Shitësi i shpresës....të tillë siç i ruajmë në kujtimet tona, ose të tillë siç janë në imagjinatën tonë sot.
"Sigurisht që heronjtë e përrallave janë të lidhura si me kujtimet e mia fëmijërore, ashtu dhe me atë që po ndodh sot - thotë Veliana. Thjesht bota ndryshon, botëkuptimi ynë ndryshon, imagjinata na çon në drejtime të kundërta. Kështu që heronjtë me siguri që kanë diçka, të ruajtur nga fëmijëria, por dhe mjaftë nga imagjinata ime e tanishme."
Në punimin e miniaturave të veta, Veliana zakonisht niset nga preferencat e saj personale. Ndonjëherë vendos që t’i përkushtojë kohën e vet "ndonjë heroi të dashur, mes më të dashurve, ndonjë heroi nga përrallat", herë tjetër e lë veten ta pushtojë frymëzimi i çastit, kurse nganjëherë punon me porosi. Në fillim fare i bën skicë pamjes, pas së cilës formon skeletin e kukullës prej teli dhe fillon ta vesh me letër. Një vëmendje të veçantë u kushton syve - ata i pikturon me stilograf special, kurse një fije shkëlqimi u fut jetë. Përveç flokut i cili është prej leshi, të gjitha detajet e tjera Veliana i punon prej letre - rrobat, kapelat, buqetat, valixhet, çadrat.
"Një vlerë më sentimentale kanë heronjtë më të dashur për mua - thotë Veliana. Këto janë Pipi Çorapegjata, Shitësi i shpresës, Vajza e pa lindur dhe zanat nga përrallat e vjetra bullgare - ato janë mbase më afër zemrës sime dhe më shpesh të lexuara. Por, përndryshe që të gjithë heronjtë përrallorë të bërë prej meje më janë të dashur. Si dhe ata të cilët do të duhet t’i bëj tani."
Shumë nga krijimet e Velianës gjenden në koleksione private në Bullgari, Francë, Itali, Marok. Për shkak të brishtësisë së tyre ato ruhen pas qelqit. Përpara ca kohe disa nga heronjtë përrallorë fluturuan nga jashtë për ekspozitën e parë vetjake të autores, gjatë kohës të së cilës "të moshuarit me buzëqeshje dhe në mënyrë sentimentale ndërmorën udhëtimin drejt fëmijës në veten e tyre."
"Letra është një material tepër i brishtë, por po e njëjta gjë i përket dhe argjilës për shembull - shton Veliana. Letra është një material pak më specifik, me qenë se pak vështirë i nënshtrohet manipulimit. Dhe mendoj se në ndonjë farë mënyre kjo është e lidhur dhe me fëmijën brenda tek ne - ai po kështu vështirë i nënshtrohet manipulimit. Ju e dini, fëmijët më lehtë ndiejnë kur diçka nuk është e vërtetë, por është e falsifikuar. Por në qoftë se duhet të bëj një paralel midis fëmijërisë dhe letrës, fëmijët duan dhe pëlqejnë shumë të krijojnë origami, të bëjnë varka prej letre dhe t’i lëshojnë në ujë. Nga kjo pikëpamje letra është materiali më i parë krijues, me të cilin takohet një fëmijë, dhe mbase në nënvetëdijen time unë po kështu e kam kërkuar."
Bota e Velianës duket e shkëlqyer, e çuditshme por dhe shumë e brishtë. Prandaj në qoftë se nuk i ruajmë përjetimet tona nga fëmijëria, nuk do të jemi më heronjtë nga përrallat
"Mesazhi është se çdonjëri mund të jetë një hero nga përrallat, mjaft që ta kërkojë fortë dhe të mund ta përfytyrojë - thotë akoma Veliana. Nganjëherë mbase na vështirëson mungesa e dëshirës - sikurse shumë shpejt rritemi dhe harrojmë se dikur kemi qenë fëmijë. Dhe fillojmë ta pranojmë jetën në mënyrë tepër serioze, ndalojmë të mahnitemi nga gjërat rreth nesh, kurse kjo pak ose shumë na tërheq mbrapa."
Por, në qoftë se arrimë të jetojmë si heronjtë e përrallave, përralla jonë personale gjithmonë do të ketë një fund të lumtur, sepse në botën e zanave gjithmonë e mira fiton mbi të keqen.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..
Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..
Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..