Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në botën e Veliana Simeonovës secili mund të jetë hero përrallor

Heronj përrallorë, të brishtë si kujtimet fëmijërore... Miniaturat prej letre të Veliana Simeonovës na kthejnë në botën e ekstravagancës, të magjive dhe të bukurisë. Mënyra e vetme që të mund t’i mbajmë dhe t’i ruajmë është kur shikojmë përmes syve të një fëmije dhe pas kësaj si një herbarium me lule aromatike, i vendosim midis faqeve të një libri të preferuar të imagjinar në zemrën tonë.

Bloggerja Veliana Simeonova u jep trup dhe shpirt heronjve nga përrallat e veta të dashura nga fëmijëria. I punon prej letre me teknikën “papie mashe” - petëzim dhe vendosje e shtresave njëra mbi tjetrën, me durimin e krijuesit, i cili do që t’i japë më të mirën fëmijës së vet. Pipi Çorapegjata, Jan Bibijan, Alisa dhe Kapelë bërësi, princesha japoneze, zanat bullgare, Vajza e pa lindur, Sirena e vogël, Meri Popinz, Shitësi i shpresës....të tillë siç i ruajmë në kujtimet tona, ose të tillë siç janë në imagjinatën tonë sot.


"Sigurisht që heronjtë e përrallave janë të lidhura si me kujtimet e mia fëmijërore, ashtu dhe me atë që po ndodh sot - thotë Veliana. Thjesht bota ndryshon, botëkuptimi ynë ndryshon, imagjinata na çon në drejtime të kundërta. Kështu që heronjtë me siguri që kanë diçka, të ruajtur nga fëmijëria, por dhe mjaftë nga imagjinata ime e tanishme."

Në punimin e miniaturave të veta, Veliana zakonisht niset nga preferencat e saj personale. Ndonjëherë vendos që t’i përkushtojë kohën e vet "ndonjë heroi të dashur, mes më të dashurve, ndonjë heroi nga përrallat", herë tjetër e lë veten ta pushtojë frymëzimi i çastit, kurse nganjëherë punon me porosi. Në fillim fare i bën skicë pamjes, pas së cilës formon skeletin e kukullës prej teli dhe fillon ta vesh me letër. Një vëmendje të veçantë u kushton syve - ata i pikturon me stilograf special, kurse një fije shkëlqimi u fut jetë. Përveç flokut i cili është prej leshi, të gjitha detajet e tjera Veliana i punon prej letre - rrobat, kapelat, buqetat, valixhet, çadrat.  

"Një vlerë më sentimentale kanë heronjtë më të dashur për mua - thotë Veliana. Këto janë Pipi Çorapegjata, Shitësi i shpresës, Vajza e pa lindur dhe zanat nga përrallat e vjetra bullgare - ato janë mbase më afër zemrës sime dhe më shpesh të lexuara. Por, përndryshe që të gjithë heronjtë përrallorë të bërë prej meje më janë të dashur. Si dhe ata të cilët do të duhet t’i bëj tani."

Shumë nga krijimet e Velianës gjenden në koleksione private në Bullgari, Francë, Itali, Marok. Për shkak të brishtësisë së tyre ato ruhen pas qelqit. Përpara ca kohe disa nga heronjtë përrallorë fluturuan nga jashtë për ekspozitën e parë vetjake të autores, gjatë kohës të së cilës "të moshuarit me buzëqeshje dhe në mënyrë sentimentale ndërmorën udhëtimin drejt fëmijës në veten e tyre."

"Letra është një material tepër i brishtë, por po e njëjta gjë i përket dhe argjilës për shembull - shton Veliana. Letra është një material pak më specifik, me qenë se pak vështirë i nënshtrohet manipulimit. Dhe mendoj se në ndonjë farë mënyre kjo është e lidhur  dhe me fëmijën brenda tek ne - ai po kështu vështirë i nënshtrohet manipulimit. Ju e dini, fëmijët më lehtë ndiejnë kur diçka nuk është e vërtetë, por është e falsifikuar. Por në qoftë se duhet të bëj një paralel midis fëmijërisë dhe letrës, fëmijët duan dhe pëlqejnë shumë të krijojnë origami, të bëjnë varka prej letre dhe t’i lëshojnë në ujë. Nga kjo pikëpamje letra është materiali më i parë krijues, me të cilin takohet një fëmijë, dhe mbase në nënvetëdijen time unë po kështu e kam kërkuar."

Bota e Velianës duket e shkëlqyer, e çuditshme por dhe shumë e brishtë. Prandaj në qoftë se nuk i ruajmë përjetimet tona nga fëmijëria, nuk do të jemi më heronjtë nga përrallat

"Mesazhi është se çdonjëri mund të jetë një hero nga përrallat, mjaft që ta kërkojë fortë dhe të mund ta përfytyrojë - thotë akoma Veliana. Nganjëherë mbase na vështirëson mungesa e dëshirës - sikurse shumë shpejt rritemi dhe harrojmë se dikur kemi qenë fëmijë. Dhe fillojmë ta pranojmë jetën në mënyrë tepër serioze, ndalojmë të mahnitemi nga gjërat rreth nesh, kurse kjo pak ose shumë na tërheq mbrapa."

Por, në qoftë se arrimë të jetojmë si heronjtë e përrallave, përralla jonë personale gjithmonë do të ketë një fund të lumtur, sepse në botën e zanave gjithmonë e mira fiton mbi të keqen.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD
Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD

Varna pret Festivalin Botëror të Filmave të Animuar

Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..

botuar më 24-09-11 6.15.PD