770 janë të huajit, të cilët mund të votojnë për kryetarë bashkie dhe këshilltarë bashkie në zgjedhjet e sotme vendore në Bullgari. Ata janë shtetas të Bashkimit Evropian, të cilët e kanë regjistruar adresën e tyre në Bullgari dhe kanë banuar në vendbanimin përkatës të paktën 6 muaj para zgjedhjeve.
Linda dhe Peter Doane nga Britania e Madhe janë në Bullgari nga 12 vjet – na informoi BNR – Vidin. Ata kanë zgjedhur të banojnë në bashkinë më të vogël të qarkut Vidin të Bullgarisë Veriperëndimore – Bashkinë Bojnica, ku jetojnë vetëm 1000 veta. Linda dhe Peter mendojnë se është e rëndësishme të votojnë. “U dashuruam me Bullgarinë dhe më saktë me këtë pjesë të vendit – thotë Linda. – Ne u informuam se si votohet për autoritetet vendore dhe kryetar bashkie, si mund të votojmë ne, pasi jemi anglezë.”
Sheila dhe Stephen Payne gjithashtu e kanë preferuar Bojnicën para Londrës. “E duam Bullgarinë. Aktualisht ajo është shtëpia jonë. Pa dyshim është me rëndësi të votohet në të gjitha zgjedhjet. Kjo është demokracia” – komentuan ata.
Megjithë interesin e të huajve ndaj pronësive të paluajtshme në Bojnica dhe qendrën e meremetuar të fshatit ka mëhalla të tëra të shpopulluara, sepse pronarët kanë ikur – thonë banorët dhe shpjegojnë: “Ata shkuan në qytetet e mëdha të Bullgarisë, ose jashtë që të nxjerrin bukën e gojës”.Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..
Që nga fillimi i vitit krimet e dhunës në familje janë rritur me 54%, në krahasim me vitin e kalua raportoi Ministria e Punëve të Brendshme në Ditën..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme..