770 janë të huajit, të cilët mund të votojnë për kryetarë bashkie dhe këshilltarë bashkie në zgjedhjet e sotme vendore në Bullgari. Ata janë shtetas të Bashkimit Evropian, të cilët e kanë regjistruar adresën e tyre në Bullgari dhe kanë banuar në vendbanimin përkatës të paktën 6 muaj para zgjedhjeve.
Linda dhe Peter Doane nga Britania e Madhe janë në Bullgari nga 12 vjet – na informoi BNR – Vidin. Ata kanë zgjedhur të banojnë në bashkinë më të vogël të qarkut Vidin të Bullgarisë Veriperëndimore – Bashkinë Bojnica, ku jetojnë vetëm 1000 veta. Linda dhe Peter mendojnë se është e rëndësishme të votojnë. “U dashuruam me Bullgarinë dhe më saktë me këtë pjesë të vendit – thotë Linda. – Ne u informuam se si votohet për autoritetet vendore dhe kryetar bashkie, si mund të votojmë ne, pasi jemi anglezë.”
Sheila dhe Stephen Payne gjithashtu e kanë preferuar Bojnicën para Londrës. “E duam Bullgarinë. Aktualisht ajo është shtëpia jonë. Pa dyshim është me rëndësi të votohet në të gjitha zgjedhjet. Kjo është demokracia” – komentuan ata.
Megjithë interesin e të huajve ndaj pronësive të paluajtshme në Bojnica dhe qendrën e meremetuar të fshatit ka mëhalla të tëra të shpopulluara, sepse pronarët kanë ikur – thonë banorët dhe shpjegojnë: “Ata shkuan në qytetet e mëdha të Bullgarisë, ose jashtë që të nxjerrin bukën e gojës”.Që nga fillimi i vitit krimet e dhunës në familje janë rritur me 54%, në krahasim me vitin e kalua raportoi Ministria e Punëve të Brendshme në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Me këtë rast sot nis një fushatë parandaluese kombëtare me..
Negociatat e lidershipit do të zhvillohen vetëm nëse janë për formimin e shumicës qeverisëse dhe një qeverie të rregullt nëse interesat e shtetit vendosen mbi ato të partisë . I tillë është kushti i forcës së parë politike GERB. Në një..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në krye me Prof. Hristo Pimpirev shkeli me sukses në bregun me dëborë të ishullit Livingston në..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..
Që nga fillimi i vitit krimet e dhunës në familje janë rritur me 54%, në krahasim me vitin e kalua raportoi Ministria e Punëve të Brendshme në Ditën..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme..