Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

23,54% është aktiviteti zgjedhor deri në orën 13.00

Zëdhënësi i KQZ-së Aleksandër Andreev
Foto: BGNES

Deri në orën 13.00 aktiviteti zgjedhor në vend është 23,54%, bëri të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Aleksandër Andreev. Po të bëjmë një krahasim me zgjedhjet e vitit 2015, atëherë aktiviteti ka qenë 25,71%.

Sipas të dhënave të agjencisë sociologjike “Gallup” aktiviteti është më i lartë në qytetet Plovdiv dhe Bllagoevgrad, është më i ulët në Kërxhali dhe Varna. Sipas traditës deri në këtë orë të drejtën e votimit e kanë ushtruar kryesisht votuesit në vendbanimet më të vogla. Më të moshuarit dhe ata të cilët votojnë rregullisht në zgjedhje, vë në dukje “Gallup”.

Zëdhënësi i KQZ-së Aleksandër Andreev bëri të ditur se janë zbatuar katër kërkesa të Kryeprokurorit që nga sot të hiqen imunitetet e kandidatëve për kryetarë bashkie dhe këshilltarë bashkie për shkak të disa shkeljeve nga ana e tyre.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Verëbërësit bullgarë dhe të huaj prezantojnë mbi 350 verëra dhe pije alkoolike në Burgas

Qendra Ndërkombëtare e Kongreseve në Burgas mirëpret mbi 40 prodhues bullgare dhe të huaj të verës për edicionin e dymbëdhjetë të festivalit “Vera dhe pijet alkoolike Fest Burgas”. Eventi do të zhvillohet në tre ditë, nga data 19 deri më 21 korrik,..

botuar më 24-07-18 2.12.MD
Dmitrij Peskov

Kremlini pa një kërcënim në Bullgari dhe Rumani për sigurinë e tij në Detin e Zi

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov tha se Rusia është e gatshme të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e saj. "Sigurisht, prania e përqendruar e luftanijeve të NATO-së - ne marrim parasysh Bullgarinë dhe..

botuar më 24-07-18 1.54.MD

PP-DB nuk mund të formojë qeveri, do ta kthejnë mandatin e dytë

Nuk ka asnjë mbështetje për propozimin tonë, përkatësisht ligjet kundër korrupsionit dhe pastaj flasim për një qeveri. Kjo na vë në një situatë që nuk mund ta zbatojmë mandatin e dytë, tha Bozhidar Bozhanov nga ekipi negociator i “Po e vazhdojmë..

botuar më 24-07-18 11.21.PD