Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Simeon Terziev me ambicie për përparim në tenisin botëror

Shpresa jonë e re 17 vjeçare Simeon Terziev ka synuar drejt majave të tenisit botëror dhe po punon në mënyrë këmbëngulëse qe të mund t’i arrijë. Deri në këtë moment ai jep një kërkesë serioze për një karrierë të suksesshme - akoma gjatë pjesëmarrjes së tij të parë në ITF turneun për meshkuj gjatë këtij muaji ai fitoi argjendin, kurse gjatë muajit korrik në mënyrë të paparë rrëmbeu titullin në një turne të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit në Timisoara - Rumani. Prezantimi i tij gjithnjë e më i mirë po e afron drejt njërës prej ëndrrave të tij të mëdha – pjesëmarrje në një turnir nga Grand Slam.

Shumë herë kam qenë kampion republikan dhe nënkampion në lojën njëshe dhe në dyshe. Sivjet munda të fitoj dy tituj dhe të luaj 3 finale në njëshe në turnetë ndërkombëtarë nga ITF për të rinj deri më 18 vjeç. Fitova dhe disa turne në dyshe, të cilat më ndihmuan të ngjitem në ranglistën botërore për të rinj. Mot do të luaj në Grand Slam-et e mëdha në Australi, Francë, Angli dhe Shtetet e Bashkuara. Turneu në të cilin shpresoj të klasifikohem dhe po e pres me një interes të madh është Wimbledon, me qenë se zhvillohet në teren, në të cilin deri në këtë moment nuk kam luajtur-një bar i vërtetë. Kjo do të jetë shumë interesante për mua”.

Simeon Terziev merret në mënyrë aktive me tenis që në moshën 6 vjeçe dhe ka mbi 60 kupa nga turne të ndryshëm në Bullgari dhe jashtë shtetit. Në sajë të lojës së tij “luftarake” dhe të pjekur ka mundur lojtarë me një statut të lartë. Aktualisht  bullgari i ri është i 135 në ranglistën botërore për të rinj. Njerëzit, tek të cilët mbështetet dhe gjithmonë ndjek këshillat e tyre janë 3 trajnerët e tij - Grigor Kostov, Kirill Simeonov dhe Aleks Martinski.

Nëna ime më regjistroi për të marrë mësime në tenis akoma në kopsht. Aty unë grumbullova përvojë dhe vendosëm të marrë pjesë në disa turne. Me kalimin e kohës derisa mundja e kuptova se tenisi do të jetë një pjesë nga jeta ime. Tenistët e mi të dashur janë Gaеl Monfils dhe Novak Gjokoviç. U bëra një tifoz i Monfilsit pas një ndeshje të tij demonstrative me Grigor Dimitrovin. Atëherë ai më ftoi të luaj disa minuta me të në teren dhe për mua ky qe një moment shumë special. Po kështu ai është shumë më i ndryshëm nga lojtarët e tjerë dhe të gjithë mahniten nga loja e tij. Ai pëson lëndime të shumta dhe pavarësisht nga kjo mbetet një nga më të mirët në tenis. Kurse Gjokoviçin e pëlqej akoma qëkurse qesh i vogël, sepse është shumë luftues, tregon emocione në terren dhe pavarësisht nga kjo mundet që ta kontrollojë veten dhe të jetë për shumë vjet numër një. Gjokoviç pa dyshim që është idhulli im. Ëndrra ime  është të luaj kundër tij dhe ta mund”.

Terzievi e ndien se tenisi kërkon një përkushtim të madh dhe sakrifica - një nga të cilat është e lidhur me arsimin - pavarësisht nga mesatarja e tij e shkëlqyer, gjatë këtij viti është duhej të kalonte drejt formës individuale të arsimit, që të mund t’i sigurojë vetes një kohë optimale për stërvitje. Ai nuk fsheh se ka hasur vështirësi, por besimi i tij i madh në vetvete dhe ëndrrat e tij të mëdha e ndihmojnë të vazhdojë të ecë përpara:

Qe tepër e ngarkuar të shkoj në shkollë, pas së cilës të stërvitem me këmbëngulje, kurse pas kësaj të shkruaj detyra dhe të përgatitem për provimet e kontrollit. Prandaj e ndërmora këtë hap-që të stërvitem më shumë për turnetë dhe për të arritur një nivel të lojës, e cila të më lejojë të jem një nga më të mirët në këtë sport. Asnjëherë nuk do të harroj dy ndeshje të mia. Njëra është kur qesh 12 vjeç dhe munda me 7:6, 6:7, 7:6,  ku ndeshja vazhdoi katër orë e gjysmë. Kurse ndeshja ime tjetër e vështirë qe sivjet, kur u klasifikova në finalin në Timisoara - Rumani. Kisha një dëshirë të madhe të fitoj, por duhej që të kontrolloja veten dhe të mbetesha i qetë dhe gëzohem se munda ta bëj dhe të fitoj.”

Deri në fund të vitit Simeon Terziev do të ketë akoma dy turne të tjerë në kategorinë ITF J2, të cilat do të zhvillohen në Izrael, si dhe një përgatitje për pjesëmarrje në Australian Open. Qëllimi i tij bazë është klasifikim mes 50 të parëve në ranglistën botërore mot. Kjo mund të jetë premisë për pjesëmarrjen e tij në turnirët e meshkujve dhe një kalim real nga tenisi i të rinjve drejt tenisit të meshkujve.

Akoma si i vogël dua që të bëhem një tenist profesionist. E di se do të ketë vështirësi të shumta, por ka dhe shumë kënaqësi nga fitoret e arritura.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radina Veliçkova

Paraqitje e mirë e sportistëve bullgarë në Kampionatin Evropian të Atletikës së Lehtë nën 18 vjeç në Banska Bistrica të Sllovakisë

Radina Veliçkova fitoi medaljen e artë në 100 metra për vajza në Kampionatin Evropian të Atletikës së Lehtë nën 18 vjeç në Banska Bistrica të Sllovakisë. 16-vjeçarja Veliçkova përfundoi për 11.46 sekonda. Kështu ajo vendosi një rekord kombëtar bullgar..

botuar më 24-07-22 10.14.PD

Një konkurs ndërkombëtar i dronëve po zhvillohet në Varna

FAI 2024 po mbahet me mbështetjen e Bashkisë së Varnës në datat 20 dhe 21 korrik në zonën pranë fushave të lojës të parkut l pranë Asparuhovës. Ndër pjesëmarrësit janë pilotë drone nga Bullgaria, Rumania, Serbia, Turqia, Letonia, Polonia, Italia,..

botuar më 24-07-21 7.30.PD

11 atletë е përfaqësojnë Bullgarinë në Lisbonë, në Lojërat Evropiane të Personave me Transplantime

Më 21 korrik hapet në Lisbonë Kampionati Evropian për Persona të Transplantuar dhe Dializuar. Deri më 28 korrik, përfaqësues nga 28 vende do të festojnë fitoren e jetës mbi vdekjen, sepse një "po" mund të shpëtojë deri në tetë jetë njerëzish...

botuar më 24-07-19 6.15.PD