Edicioni i sivjetshëm i Festivalit të Xhazit në qytetin Plovdiv do të mbahet nga 31 tetor deri më 2 nëntor. Sipas traditës koncertet janë në Shtëpinë e Kulturës “Boris Hristov”.
Që nga vet krijimi i festivalit në vitin 2015 punojmë me disa agjenci botërore, të cilat shfaqin interes pikërisht ndaj këtij stili – tregon këngëtarja xhaz Mirosllava Kacarova, drejtoreshë artistike e festivalit. – Ato agjenci janë të pavarura dhe përfaqësojnë disa prej artistëve të mëdhenj ndaj të cilëve shfaqim interes të theksuar. Njerëzit me të cilët punojmë e njohin Bullgarinë, gjë që duket më mirë në veprimtaritë, të cilat Petër Dimitrovi organizon në kuadrin e festivalit A to Jazz. Ata njerëz admirojnë nismën tonë të organizojmë një festival të xhazit - stil dhe art shumë të shtrenjtë, megjithëqë jetojmë në shtetin më të varfër në Evropë.
Mirosllava Kacarova tregon më shumë hollësi për programin e festivalit dhe veprimtaritë shoqëruese:
“Damat në xhaz” është një theks origjinal në programin e sivjetshëm. E hapin festivalin me koncert të njërës nga këngëtaret më të mira xhaz në botë Maria Zhoa (Maria Joao). Në skenë ajo do të dal me partnerin e saj shumëvjeçar Mario Lazhinja (Mario Laginha). Pas tyre spektatorët do të kenë mundësi të dëgjojnë këngëtaren Linda Mej Han O dhe kuartetin e saj Linda May Han Oh. Kjo këngëtare lindi në Malajzi, rriti në Australi, ndërsa jeton dhe punon në Nju Jork. Ajo është kitariste bas e cila nuk demonstron kot cilësitë e veta si instrumentiste. Është edhe kompozitore shumë interesante dhe e talentuar. Ajo do të jetë zbulimi më i madh i Festivalit Xhaz në Pllovdiv.
Mbrëmjen e dytë ua kushtojmë kitaristëve. Do të dëgjojmë trion e muzikantit Kërt Rozenuinkëll (Kurt Rosenwinkel Trio). Ai përfaqëson brezin e ri tashmë të afirmuar muzikantësh. Koncerti i tij është para koncertit të muzikantit Xhon Skofijlld (John Scofield), me të cilin gjithashtu luajti në një skenë. Skofijlldin do të dëgjojmë bashkë me muzikantin Xhon Kliëri (Jon Cleary) – të dy ata mbajtës të çmimit “Grami”. Kliëri është me prejardhje britanike, por jeton në Nju Orliëns, sepse studion traditat e kësaj kulture duke e gërshetuar me muzikën e tij. Adhuruesit e xhazit do të dëgjojnë një përzierje e stileve blus, ritëm end blus dhe xhaz. Mbrëmja e tretë është për muzikantët bullgarë. Ajo fillon me një koncert kushtuar Rumen Toskovit. Ftuam muzikantin Antoni Donçev të realizojë këtë projekt, sepse ai ishte mësues i tij. “Shikoj një zog të fluturojë” është emri të cilën Antoni i dha koncertit. Në të do të dëgjojmë Valentin Gerov (violë), Rosen Zahariev (trumbetë), Veselin Veselinov-Eko (kontrabas) etj. Edhe Pepi Sllavov – bir do të ketë një koncert. Prej vitesh ai jeton në Nju Jork, dhe ka fatin të punojë me disa prej muzikantëve më të mirë xhaz. U nominua edhe për “Grami”. Për herë të parë ai do të japë koncert tek ne me grupin e tij me të cilin punon në ShBA. Së bashku do të prezantojnë albumin e parë prej autori Little Stories. I larmishëm është programi shoqërues – organizojmë Konkursin Xhaz Rinor, koncerti gala i të cilit është më 2 nëntor. Krahas kësaj do të prezantohen dy libra të rinj, dy albume të reja. Çmimin e madh të Plovdivit Xhaz Fest sivjet i jepet Teodosij Spasovit për kontributin e tij të madh jo vetëm si artist, por edhe si organizator i veprimtarive xhaz.
Mirosllava Kacarova shpjegon se si organizohet një festival me një program të tillë të pasur në situatën e vështirë për kulturën tonë:
Na kushton përpjekje të mëdha të tërheqim vëmendjen e institucioneve mbi këtë lloj muzikë, sepse ajo simfonike dhe operistike kanë buxhetin e tyre. Ne vet mbledhim mjetet. Plovdiv Xhaz Fest realizohet mbi parimin e iniciativës publike-private. Mirëpo, kur bëhet fjalë për veprimtari artistike është mirë që shteti dhe bashkitë gjithashtu të përfshihen. Përsa i përket festivalit tonë ai është pjesë i programit të Plovdivit – Kryeqytet Evropian të Kulturës. Sivjet nuk arritëm të sigurojmë mjete për të gjithë emrat e mëdhenj të cilët shfaqën interes ndaj festivalit. Mirëpo, planifikuam koncertet e tyre për edicionin e ardhshëm të festivalit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..
Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..
Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e Shenjtë", këngëtarët e rinj do të prezantojnë këngë të dashura nga e gjithë bota për të na ngrohur..
Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re,..