Gjithnjë e më pak bullgarë janë të prirë për t’i dhuruar organet e tyre, ose ato të të afërmve të tyre me vdekje truri. Ky është shkaku që Ministria bullgare e Shëndetësisë të fillojë një fushatë informative nëpërmjet së cilës të sqarojë dobinë e dhurimit të organeve dhe rolin e madh të transplantimeve për shpëtimin e jetës së shumë njerëzve.
Gjatë fushatës njëmujore “Po! Për jetën!” në 27 qytetet e qarqeve të Bullgarisë do të përhapen karta, ku çdonjëri mund të deklarojë pëlqimin e vet për t’u bërë donator organesh. Kartat nuk kanë vlerë zyrtare, por mund të shërbehen si një shenjë e fuqishme ndaj të afërmve të një njeriu me vdekje truri, sepse atëherë nga të afërmit e tij do të varet nëse do të dhurohen organet e tij apo jo. Shpeshherë motivet e njerëzve, të cilët bien dakord për t’u bërë donatorë janë humanizmi, morali dhe dëshira për t’i dhënë shans për të jetuar një njeriu tjetër.
Aktualisht ka 1151 pacientë, të cilët kanë nevojë për transplantim – 1000 prej tyre presin që të marrin veshkë të re – bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë Kirill Ananiev. – Që nga fillimi i vitit janë bërë 32 transplantime prej kufomave dhe prej donatorëve të gjallë. Për fat të keq numri i ulët i donatorëve te ne nuk i lejon vendit tonë që të bëhet anëtar me të drejta të plota i “Eurotransplant” – organizata, nëpërmjet së cilës në raste urgjente mund të marrim organe, ose të dërgojmë shtetas bullgarë për transplantim jashtë shtetit. Ja përse ne këtë fushatë duam që të informojmë çdo një njeri dhe ta bëjmë për të mënuar për rolin dhe dobitë e dhurimit të organeve dhe të transplantimit.
Vetëm 35 për qind e bullgarëve kanë deklaruar se duan të bëhen donatorë, ndërsa 32 për qind kanë vënë në dukje se duan të dhurojnë organet e një të afërmi të tyre, tregon një studim i agjencisë “Alpha Research”. Në të njëjtën kohë ¾ prej të gjithë njerëzve (74 për qind) do të përfitonin në rast nevoje nga transplantimi i organeve. Po të bëjmë një krahasim me banorët e Bashkimit Evropian, duhet të konstatojmë se shtetasit bullgarë janë më pak të prirë për t’u bërë donatorë organesh.
Njerëzit kanë frikë se po të pësojnë incident dhe e kanë marrë me vete kartën e donatorit mjekët mund të mos kujdesen mjaft për shpëtimin e tyre – komentoi sociologja Borjana Dimitrova. – Kjo frikë e 57 për qind prej tyre mund të shkurorëzohet vetëm nga specialistët mjekësorë dhe nga respektimi i standardeve evropiane. Por kjo është barriera e madhe – jo qëndrimi negativ ndaj dhurimit të organeve, por frika konkrete nëse do të kujdesen në mënyrën e dukur për ta. Ka dhe një frikë tjetër, që ka të bëjë me garancitë nëse organet e tyre do të përdoren për pacientët nevojtarë apo për trafikim organesh.
Sipas sociologes ka gjithashtu motive të lidhura me disa paragjykime dhe frikën iracionale nga ana e bullgarëve sa u përket kazuseve të ndryshme shoqërore. Ato gjithashtu janë shkak që shumë njerëz të mos duan të japin pëlqimin e tyre për dhurimin e organeve.
Në shoqërinë bullgare qëndrimi racional ndaj mjekësisë nga njëra anë dhe qëndrimi irracional nga ana tjetër ndaj trupit të njeriut dhe jetës së njeriut janë të lidhura drejtpërsëdrejti – shton ajo. – Në vend të dytë sipas studimit tonë është frika se njerëzit mund të sfidojnë fatin – në qoftë se ata deklarojnë sot dëshirën e tyre për t’u bërë donatorë, a është e mundur që sot të përjetojnë diçka të keqe? Përgjigja tjetër është e ngjashme – njerëzit thjesht nuk duan të mendojnë për gjërat fatale.
Informimi dhe dëshira e pamjaftueshme që të flitet në familje dhe mes miqve për dhurimin e organeve është një prej shkaqeve kryesore që bullgarët të bëhen gjithnjë e më të rezervuar ndaj kësaj çështjeje – të dhurojnë organet e tyre, ose organet e të afërmve të tyre. Ky është një prej përfundimeve kryesore të “Alpha Research”. Mirëpo, përvoja evropiane tregon se bisedimet mbi këtë temë rritin në 77 për qind gatishmërinë e njerëzve për të rënë dakord që të bëhen donatorë. Si kjo përqindje mund të rritet edhe tek ne –nëpërmjet nivelit më të lartë të informimit, përballimit të barrierave dhe frikës dhe motivimit për solidaritet – është kategorike Borjana Dimitrova.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..